Kongresi «Lajmëtarë të paqes hyjnore» për vitin 1996
NË KOHËT e moçme, populli i Jehovait kremtonte tri festa të mëdha vjetore. Në kohët moderne, në mënyrë të ngjashme populli që mban emrin e Jehovait, mblidhet tri herë në vit për raste festive. Ata gëzojnë grumbullimin për ditën e asamblesë speciale njëditore, për asamblenë qarkore dyditore dhe për kongresin krahinor tre ose katërditor. Këtë vit, tema e kongresit krahinor është «Lajmëtarë të paqes hyjnore».
Sa e përshtatshme është kjo temë! Jehovai, Perëndia ynë, është «Perëndia i paqes», po, «Perëndia që jep paqe». Kreu ynë, Jezu Krishti, është «Princi i paqes» dhe lajmi që sjellin shërbëtorët e Jehovait është një lajm i paqes hyjnore. (Filipianëve 4:9; Romakëve 15:33; Isaia 9:6; Naumi 1:15) Për kongresin është përgatitur një program i mrekullueshëm, që do t’i ndihmojë të gjithë të çmojnë në mënyrë më të plotë rëndësinë e paqes hyjnore.
Këtë vit, vetëm në Shtetet e Bashkuara, do të ketë 198 kongrese. Ka shumë mundësi që të zhvillohet një kongres jo larg zonës sate. Përse të mos i pyesësh Dëshmitarët e Jehovait të lagjes sate mbi orën dhe vendin e saktë ku do të mbahet e më pas të planifikosh pjesëmarrjen në të? Të gjithë atyre që janë të interesuar për paqen e vërtetë dhe të qëndrueshme, do t’u jepet një mirëseardhje e ngrohtë.