Ti nuk duhet të mungosh atje!
KU TË mos mungosh? Në kongresin krahinor «Lajmëtarë të paqes hyjnore», që Dëshmitarët e Jehovait do të mbajnë së shpejti! Në shumicën e vendeve, kongresi do të fillojë të premten në mëngjes, më 930, me një program muzikor. Pasi të kesh forcuar besimin nga dëgjimi i intervistave në pjesën «Të dëgjojmë nga lajmëtarët e zellshëm të paqes», do të ndjekësh me gëzim fjalimin inkurajues «Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?»
Një pikë kulminante të premten pasdite do të jetë fjalimi frymëzues kyç, me titull «Roli ynë si lajmëtarë të paqes hyjnore». Më pas, pjesa «Të ndihmojmë të tjerët që të mësojnë kërkesat e Perëndisë», do të ofrojë sugjerime se si të mësojmë të rinjtë. Pas kësaj, do të vijë simpoziumi me temën e përshtatshme «Vigjilentë ndaj kurtheve të fshehura të zbavitjes». Programi i së premtes do të përfundojë me fjalimet «Kundërshtoni Djallin—Mos lejoni asnjë rivalitet» dhe «Të përkrahim besnikërisht integritetin e Fjalës së Perëndisë».
Programi i së shtunës paradite do të theksojë rëndësinë e veprës së bërjes së dishepujve, gjatë simpoziumit me tri pjesë «Lajmëtarë që sjellin lajmin e mirë të paqes». Sesioni do të përfundojë me fjalimet «Dhënia e gëzueshme brenda organizatës së Jehovait» dhe «Jetë e paqe nëpërmjet dedikimit dhe pagëzimit», pas të cilëve dishepujt e rinj do të kenë mundësinë të pagëzohen.
Prezantimi i së shtunës pasdite «Shqyrtoni mendimet e Jehovait mbi çështjet», do t’u përgjigjet pyetjeve të tilla, si ‘A marrin pjesë të krishterët e sotëm në një vepër ndarëse?’ dhe ‘Cila është pikëpamja biblike për dënimin kapital?’ Ka për të të pëlqyer, gjithashtu, edhe simpoziumi inkurajues me dy pjesë «Perëndia i paqes kujdeset për ju» dhe sidomos fjalimi përmbyllës «Ndiqni paqen hyjnore në jetën familjare».
Programi i së dielës paradite do të përfshijë simpoziumin me tri pjesë «Të identifikojmë llojin e duhur të lajmëtarëve» dhe fjalimin «Dëgjoni dhe bindjuni Fjalës së Perëndisë». Programi i së dielës do të përfundojë me një dramë me kostume, e cila do të nxjerrë mësime të vlefshme nga tregimi biblik i gjykatësit Gideon.
Sesioni i fundit i kongresit, të dielën pasdite, do të ketë fjalimin publik me titull «Më në fund paqe e vërtetë!—Nga ç’burim?» Përfundimisht, fjalimi nxitës «Të ecim përpara si lajmëtarë të paqes hyjnore», do t’i japë fund kongresit.
Tani bëj planet që të marrësh pjesë. Për të gjetur vendndodhjen më të afërt, lidhu me Sallën e Mbretërisë lokale të Dëshmitarëve të Jehovait ose shkruaju botuesve të kësaj reviste. Revista Zgjohuni! e 8 qershorit, anglisht, do të ketë një listë me adresat e të gjitha kongreseve në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britani dhe Irlandë.