BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/3 f. 32
  • Le të shndritë drita juaj!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Le të shndritë drita juaj!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/3 f. 32

Le të shndritë drita juaj!

MË NË fund, për atë burrë të moshuar kishte ardhur koha të shihte Mesinë e premtuar! Sipas një zbulimi hyjnor, Simeoni e dinte se «nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit [Jehovait, BR]». (Luka 2:26) Por, çfarë rrëqethjeje kur Simeoni hyri në tempull dhe Marija e Jozefi e lëshuan fëmijën Jezu në krahët e tij! Ai i dha lavdi Perëndisë, duke thënë: «Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd . . . dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit.»​—Luka 2:27-32; krahaso Isainë 42:1-6.

Jezui, qysh kur u pagëzua në moshën 30-vjeçare e derisa vdiq, provoi se ishte një «dritë» për botën. Në cilat mënyra? Ai pasqyroi dritë frymore, duke predikuar mbi Mbretërinë e Perëndisë dhe mbi qëllimet e Tij. Ai demaskoi, gjithashtu, mësimet e rreme fetare dhe tregoi në mënyrë të qartë veprat që i përkasin errësirës. (Mateu 15:3-9; Galatasve 5:19-21) Prandaj, Jezui mundi të thoshte me të drejtë: «Unë jam drita e botës.»​—Gjoni 8:12.

Jezui vdiq në vitin 33 të e.s. A mori fund drita? Në asnjë mënyrë! Kur ishte ende mbi tokë, Jezui u tha dishepujve të tij: «Le të shndritë drita juaj para njerëzve!» (Mateu 5:16) Në përputhje me këtë, pas vdekjes së Jezuit, ithtarët e tij e mbajtën dritën të shndritshme.

Duke imituar Jezuin, të krishterët e sotëm pasqyrojnë dritën e Jehovait, duke u angazhuar në veprën e predikimit. Ata vazhdojnë ‘të ecin si bij të dritës’, duke e treguar vetveten shembuj të shkëlqyeshëm në jetën e krishterë.​—Efesianëve 5:8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo