BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/12 f. 30
  • A të kujtohet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A të kujtohet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Material i ngjashëm
  • Si do të qëndroni përballë fronit të gjykimit?
    Broshura me artikujt e studimit—1995
  • Ç’e ardhme i pret delet dhe cjeptë?
    Broshura me artikujt e studimit—1995
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Rruga e ngushtë drejt lirisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/12 f. 30

A të kujtohet?

A u ke kushtuar vëmendje numrave të fundit të Kullës së Rojës? Mund të jetë interesante të sjellësh ndër mend pjesët vijuese:

◻ Në ç’mënyrë dikush ‘vjen te Jezui’ në harmoni me ftesën e tij në Mateun 11:28?

Jezui tha: «Nëse dikush dëshiron të vijë pas meje, le të mohojë vetveten, të marrë shtyllën e tij të mundimeve e të më ndjekë vazhdimisht.» (Mateu 16:24, BR) Pra, për të ardhur te Jezui duhet që dikush të nënshtrojë vullnetin e tij ndaj vullnetit të Perëndisë dhe Krishtit, duke pranuar njëfarë peshe me përgjegjësi e duke vepruar vazhdimisht kështu.​—15/11, faqe 17.

◻ Përse vetëm një «pakicë» e gjen ‘rrugën e vështirë që çon në jetë’, të cilën Jezui e përmendi në Mateun 7:13, 14?

Rruga e ngushtë është e kufizuar prej ligjeve dhe parimeve të Perëndisë. Prandaj ajo mund të tërheqë vetëm dikë që dëshiron sinqerisht ta përputhë jetën e vet me normat e Perëndisë. Edhe pse mund të duket e shtrënguar, ‘rruga e vështirë’ e liron një person në të gjitha aspektet e rëndësishme. Kufijtë e saj vendosen në «ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë». (Jakovi 1:25)​—1/12, faqe 5.

◻ Si mund të kultivohet aftësia shquese?

Aftësia shquese nuk vjen me lehtësi apo në mënyrë të natyrshme. Por me anë të durimit, lutjes, përpjekjeve të sinqerta, shoqërisë së mençur, studimit dhe meditimit mbi Biblën dhe duke u mbështetur në frymën e shenjtë të Jehovait, aftësia shquese mund të kultivohet.​—1/12, faqe 21.

◻ Në ç’mënyrë xhelozia njerëzore mund të jetë një forcë për të mirë?

Ajo mund ta nxisë dikë që të mbrojë një person të dashur nga ndikimet e këqija. Për më tepër, në mënyrën e duhur njerëzit mund të shfaqin xhelozi për Jehovain dhe për adhurimin e tij. (1. Mbretërve 19:10)​—broshuraa. faqet 3, 4

◻ Ç’domethënie ka shprehja në Zanafillën 50:23, në lidhje me nipërit e Jozefit, «[Ata] lindën mbi gjunjët e tij»?

Thjesht, kjo mund të nënkuptojë se Jozefi i pranoi fëmijët si pasardhës të tij. Gjithashtu, mund të tregojë se me dashuri ai luante me fëmijët, duke i përkëdhelur mbi gjunjët e tij. Sot, baballarët bëjnë mirë të tregojnë për fëmijët e tyre një dashuri të tillë të përzemërt.​—15/9, faqe 20, 21 (angl.).

◻ Çfarë ka rëndësi jetësore për një martesë dhe për një jetë familjare të suksesshme?

Për të arritur rezultate të tilla të dëshirueshme, partnerët e martesës gjithmonë duhet të vendosin Perëndinë në vend të parë. Duke vepruar kështu, bashkëshortët përpiqen të lidhen me njëri-tjetrin dhe i zgjidhin problemet duke zbatuar këshillat e Fjalës së Perëndisë. Kështu, shmangin çdo lloj keqardhjeje që vjen kur nuk përfillet vullneti i Perëndisë. (Psalmi 19:7-11)​—broshura.

◻ Sa e rëndësishme është sot një ndjenjë e devotshme urgjence?

Ndjenja e devotshme e urgjencës është një pjesë thelbësore e shërbimit me gjithë zemër që i bëjmë Jehovait. Ajo na ruan dhe na ndihmon t’u kundërvihemi me sukses përpjekjeve të Djallit, të cilat synojnë që shërbëtorët e Perëndisë ‘të lodhen e të ligështohen në shpirtrat e tyre’. (Hebrenjve 12:3) Ajo i mbron ata nga përfshirja e panevojshme në botë dhe në materializmin e saj, duke i mbajtur mendjet e tyre drejt gjërave nga lart; «jeta e vërtetë». (1. Timoteut 6:19, BR)​—1/10, faqe 28 (angl.).

◻ Në ilustrimin e deleve dhe cjepve, kur ulet Jezui në fronin e tij dhe përse? (Mateu 25:31-33)

Ilustrimi nuk e shikon Jezuin të ulet në kuptimin se bëhet Mbret. Përkundrazi, ai ulet si Gjykatës. Ky gjykim nuk është diçka që zgjat gjatë një periudhe prej shumë vitesh. Në vend të kësaj, ilustrimi tregon për të ardhmen, kur Jezui, në një kohë të kufizuar, do të shpallë dhe do të ekzekutojë gjykimin mbi kombet.​—broshura.

◻ Çfarë është «brezi», të cilit Jezui i referohet kaq shpesh?

Jezui e aplikoi termin «ky brez» për masat që jetonin në të njëjtën periudhë kohore, bashkë me «udhëhqësit e verbër» të tyre, që përbënin së bashku kombin hebre. (Mateu 11:16; 15:14; 24:34)​—broshura. faqe 48

◻ Në përmbushjen përfundimtare të profecisë së Jezuit në Mateun 24:34-39, kujt i referohet shprehja «ky brez»?

Duket se Jezui u referohet njerëzve mbi tokë, që shohin shenjën e pranisë së Krishtit, por nuk i përmirësojnë rrugët e tyre.​—broshura. faqet 53, 80

◻ Në ç’mënyrë u sillnin dobi njerëzve në Izraelin e lashtë, rregullimet për qytetet e strehimit dhe kufizimet e tyre?

U mësonte izraelitëve se nuk duhej të ishin të pakujdesshëm apo indiferentë kundrejt jetës së njeriut. Theksonin, gjithashtu, nevojën për treguar mëshirën kur kjo është e justifikuar. (Jakovit 2:13)​—broshura.

◻ Cili është qyteti antitipik i strehimit?

Është sigurimi i Perëndisë për të na mbrojtur nga vdekja, që vjen nga dhunimi i urdhërimeve të tij në lidhje me shenjtërinë e gjakut. (Zanafilla 9:6)​—broshura.

◻ Si mund të na ndihmojë vëllazëria e krishterë për ‘të fituar forca të reja’? (Isaia 40:31)

Mes vëllezërve dhe motrave tona të krishtere, ka disa që mund të përballojnë presione dhe sprova të ngjashme e që mund të provojnë ndjenja shumë të ngjashme me tonat. (1. Pjetrit 5:9) Të jep siguri dhe të forcon në besim fakti se ajo që po kalojmë ne nuk është e pazakontë dhe se ndjenjat tona janë të zakonshme.​—broshura.

[Shënimi]

a Broshura me artikujt e studimit të Kullës së Rojës, 15 shtator-1 dhjetor 1995, anglisht.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo