‘Ah, sikur të kishin qenë të gjithë si ata!’
Këto ishin fjalët e gazetarit të një rubrike në një gazetë të Luksemburgut, Letzebuerger Journal. Për kë e kishte fjalën?
Ai kishte qenë në Poloni, për të marrë pjesë në festimin e 50 vjetorit të çlirimit të Aushvicit dhe vërejti se një nga grupet që kishte vuajtur më shumë atje, nuk u përmend fare. Në rubrikën e tij të 2 shkurtit 1995, ai e identifikoi këtë grup si Dëshmitarët e Jehovait dhe shkroi: «As burgimet më të ashpra apo kampi i përqendrimit, as kërcënimet se do të vdisnin urie apo në tehun e shpatës apo gijotinës, s’mundën t’i detyronin të mohonin besimin e tyre.» Ai vazhdonte: «Edhe rojet mizore SS mrekulloheshin nga guximi me të cilin Dëshmitarët e Jehovait përballonin vdekjen.»
Dëshmitarët e Jehovait nuk duan të bëhen martirë. Por, ashtu si të krishterët në shekullin e parë, mijëra prej tyre zgjodhën vdekjen, në vend se të bënin kompromis me parimet e krishtere. Një besim i tillë i dalloi ata si krejtësisht të ndryshëm në ditët e errëta të Rajhut të Tretë.
Gazetari i asaj rubrike përfundoi: «Ah, sikur të kishin qenë të gjithë njerëzit si Dëshmitarët e Jehovait!» Në këtë rast, Lufta e Dytë Botërore s’do të kishte ndodhur kurrë.