BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/12 f. 31
  • Të krishterët do të persekutohen

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të krishterët do të persekutohen
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Material i ngjashëm
  • Mbrojtja e policisë: Shpresë dhe frikë
    Zgjohuni!—2002
  • Të përndjekur, e megjithatë të lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/12 f. 31

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

Të krishterët do të persekutohen

QË NGA ditët e Abelit, shumë shërbëtorë të Jehovait kanë duruar persekutime fetare. (Luka 11:49-51) S’është për t’u habitur, pasi Bibla paralajmëron se «të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen»! (2. Timoteut 3:12) Në bazë të kësaj, sot, në më shumë se 25 vende Dëshmitarët e Jehovait janë të ndaluar dhe durojnë persekutime.

Në një vend ku Dëshmitarët e Jehovait jo vetëm që janë të ndaluar, por edhe persekutohen nga elementët fetarë, më shumë se 12.000 lajmëtarë të lajmit të mirë vazhdojnë veprën me zell, duke studiuar Biblën me më shumë se 15.000 njerëz. Natyrisht, vepra e predikimit kryhet me maturi. Në pjesën më të madhe, ata i mbajnë mbledhjet e krishtere në shtëpi private dhe tregohen të kujdesshëm kur ftojnë të interesuar në këto mbledhje.

Kohët e fundit, qeveria ka marrë një qëndrim më të butë kundrejt Dëshmitarëve, të cilët tani kryejnë një pjesë të madhe të veprës së tyre pa ndërhyrje agresive. Megjithatë, grupe të ndryshme fetare kanë përdorur ndikimin e tyre, për të provokuar turbullira.

Në një qytet, një turmë me rreth 200 fanatikë fetarë marshoi drejt shtëpisë, ku pothuajse 50 Dëshmitarë të Jehovait po mbanin mbledhjen e kongregacionit. Disa nga turma mbanin gurë nëpër duar dhe hidhnin parrulla fetare. Qëllimi i tyre i dukshëm ishte të sulmonin Dëshmitarët e të shkatërronin shtëpinë. Dukej se krerët fetarë kishin vëzhguar për ca kohë aktivitetet e mbledhjeve, në pritje të momentit të duhur për të sulmuar. Turma ishte gati për të hyrë në shtëpi, kur ia behën 15 policë, të cilët urdhëruan turmën të shpërndahej. Kjo ishte një e papritur për Dëshmitarët, pasi askush prej tyre nuk kishte pasur kohë të lajmëronte policinë.

Megjithatë, në një rast tjetër kundërshtarët kishin pasur sukses. Disa Dëshmitarë kaluan në gjyq dhe u dënuan me burgim. Një proces gjyqësor kishte mbetur pezull për disa vjet dhe dukej që akuza s’kishte më interes për të. Por, nën nxitjen e klerit lokal, çështja kaloi përsëri në gjyq dhe Dëshmitari u dënua me burgim.

Në një vend tjetër, një grup Dëshmitarësh ishin mbledhur në një shtëpi private, për të përkujtuar Darkën e Zotërisë. Në mbrëmje vonë, disa policë arrestuan të zotin e shtëpisë dhe plakun që po drejtonte mbledhjen. Në rajonin e policisë, ata i rrahën rëndë. Me egërsi, u morën në pyetje për disa orë. Një nga Dëshmitarët e torturuan, duke e futur në një pus me ujë të ftohtë.

Përse ishin lëshuar policët në një sulm të tillë? Përsëri, një grup fanatikësh fetarë, me ndihmën e klerit lokal, qëndronte i fshehur pas veprimit të policisë. Më vonë, shefi i policisë pohoi se arrestimet ishin bërë pa miratimin e tij. Kërkuan ndjesë dhe ndaj individëve përgjegjës u morën masa disiplinuese.

Anembanë botës, Dëshmitarët e Jehovait vazhdojnë të shpallin lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë, edhe përballë kundërshtimeve të dhunshme. Ata ndjekin këshillën e Jezuit: «Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve; jini, pra, të mençur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.»​—Mateu 10:16.

[Figura në faqen 31]

Abeli ishte i pari që u persekutua

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo