BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/12 f. 19-21
  • A mund të kultivosh më shumë aftësi shquese?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund të kultivosh më shumë aftësi shquese?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Izraeli s’pati aftësi shquese
  • Të fitojmë aftësi shquese frymore
  • Aftësi shquese dhe mendjehollësi
  • Prije zemrën tënde drejt aftësisë shquese
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Aftësia shquese le të jetë për ty një mbrojtje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • «Jehovai vetë jep mençuri»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Të imitojmë guximin dhe aftësinë dalluese të Jezuit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/12 f. 19-21

A mund të kultivosh më shumë aftësi shquese?

SIPAS një fjalori, aftësi shquese është «forca ose aftësia e mendjes, me anë të së cilës ajo dallon një gjë nga një tjetër». Mund të jetë edhe «mrehtësi gjykimi« ose «fuqia e perceptimit të ndryshimeve të gjërave dhe ideve». (Webster’s Universal Dictionary) Natyrisht, aftësia shquese është një cilësi e dëshirueshme. Vlera e saj duket nga fjalët e Solomonit: «Kur mençuria të hyjë në zemrën tënde dhe kur njohuria vetë të bëhet e pëlqyeshme për shpirtin tënd, . . . aftësia shquese do të të ruajë, për të të çliruar nga rruga e keqe.»​—Proverbat 2:10-12, BR.

Po, aftësia shquese do të na ndihmojë për t’i rezistuar «rrugës së keqe», e cila sot është me bollëk. Ajo sjell edhe dobi të tjera. Për shembull, shpesh dëgjojmë prindërit t’u thonë fëmijëve: «Ti s’kupton fare!» Duke u thelluar pak, prindërit që kanë këtë aftësi dinë se si t’ua nxjerrin fëmijëve ndjenjat dhe problemet që i shqetësojnë. (Proverbat 20:5) Një burrë me aftësi shquese do ta dëgjojë të shoqen dhe me mendjehollësi do të përpiqet të kuptojë mendimet dhe ndjenjat e saj, në vend se të shpejtohet për të nxjerrë përfundime. Gruaja do të veprojë njësoj me të shoqin. Në këtë mënyrë, «nëpërmjet mençurisë do të ndërtohet një shtëpi dhe nëpërmjet aftësisë shquese do të vendoset fortësisht».​—Proverbat 24:3, BR.

Aftësia shquese e ndihmon një person të trajtojë situatat me sukses. Proverbat 17:27 thotë: «Kushdo që i përmban thëniet e tij zotëron njohuri dhe një njeri me aftësi shquese është i ftohtë në frymë.» (BR) Një person me aftësi shquese nuk është gjaknxehtë, duke u shpejtuar në çdo situatë pa u menduar. Përpara se të veprojë, ai do të peshojë me kujdes pasojat e mundshme. (Luka 14:28, 29) Gjithashtu, ai gëzon marrëdhënie më paqësore me të tjerët, sepse një «gojë e matur» e bën që të zgjedhë fjalët me kujdes. (Proverbat 10:19; 12:8) Por më e rëndësishmja është se një person me aftësi shquese pranon me përulësi kufizimet e tij dhe kërkon drejtim nga Perëndia e jo nga njerëzit. Kjo i pëlqen Jehovait dhe është një arsye më shumë për të kultivuar aftësi shquese.​—Proverbat 2:1-9; Jakovit 4:6.

Izraeli s’pati aftësi shquese

Rreziku i mosushtrimit të aftësive shquese duket nga një ngjarje në historinë e lashtë të Izraelit. Duke menduar për atë kohë, psalmisti i frymëzuar tha: «Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.»​—Psalmi 106:7.

Kur Moisiu i çoi izraelitët jashtë Egjiptit, Jehovai e kishte treguar tashmë fuqinë e tij dhe vendosmërinë për të liruar popullin e tij, duke dërguar dhjetë plagët mbi atë fuqi botërore. Pasi faraoni i kishte lejuar izraelitët të shkonin, Moisiu i çoi në brigjet e Detit të Kuq. Megjithatë, ushtria e Egjiptit i ndoqi nga pas. Dukej sikur izraelitët ishin në grackë dhe se liria që sapo kishin gjetur do ta kishte jetën të shkurtër. Kështu, tregimi biblik thotë: «Prandaj patën shumë frikë; dhe bijtë e Izraelit i klithën Zotit dhe i thanë Moisiut: ‘Pse e bëre këtë gjë me ne, duke na nxjerrë nga Egjipti? . . . Sepse për ne do të qe më mirë t’u shërbenim egjiptasve, sesa të vdesim në shkretëtirë.’»​—Të Dalët 14:10-12.

Frika e tyre mund të dukej e kuptueshme, po të mos mbanim parasysh se ata kishin parë tashmë dhjetë shfaqje të jashtëzakonshme të fuqisë së Jehovait. E kishin parë me sytë e tyre atë që Moisiu u kujtoi nja 40 vjet më vonë: «Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja.» (Ligji i përtërirë 26:8) Prandaj, ashtu siç shkroi psalmisti, kur u kthyen kundër drejtimit të Moisiut, ata «nuk kuptuan» asgjë. Megjithatë, duke iu mbajtur premtimit që kishte bërë, Jehovai pllakosi mbi forcat egjiptiane një shpartallim dërrmonjës.​—Të Dalët 14:19-31.

Në mënyrë të ngjashme, edhe besimi ynë mund lëkundet nëse shkojmë kundrejt sprovave me dyshim apo të pavendosur. Aftësia shquese do të na ndihmojë që t’i shohim gjithmonë gjërat në perspektivë, duke mos harruar se Jehovai është shumë më i madh se cilido që mund të na kundërvihet. Aftësia shquese do të na ndihmojë, gjithashtu, të mbajmë në mendje çfarë ka bërë Jehovai tashmë për ne. Do të na ndihmojë që asnjëherë të mos harrojmë faktin se është Ai që «mbron të gjithë ata që e duan».​—Psalmi 145:18-20.

Të fitojmë aftësi shquese frymore

Aftësitë shquese nuk vijnë automatikisht me kalimin e viteve. Ato duhen kultivuar. Mbreti i mençur Solomoni, që kishte famë në të gjithë botën për aftësinë e tij shquese, tha: «I lumtur është njeriu që ka gjetur mençuri dhe njeriu që fiton aftësi shquese, sepse të kesh fituar atë është më mirë se të kesh fituar argjend dhe ta kesh si prodhim është më mirë se vetë ari.» (Proverbat 3:13, 14, BR) Nga e mori Solomoni aftësinë e tij shquese? Nga Jehovai. Kur Jehovai e pyeti çfarë bekimi donte, Solomoni iu përgjigj: «Duhet t’i japësh shërbëtorit tënd një zemër të bindur për të gjykuar popullin tënd, për të pasur aftësi të shquajë midis të mirës e të keqes.» (1. Mbretërve 3:9, BR) Po, Solomoni iu drejtua Jehovait për ndihmë. Ai kërkoi aftësi shquese dhe Jehovai i dha në një masë të jashtëzakonshme. Rezultati? «Dituria e Salomonit ia kaloi diturisë të të gjithë bijve të Lindjes dhe tërë diturisë së egjiptasve.»​—1. Mbretërve 4:30.

Përvoja e Solomonit na tregon se ku duhet ta kërkojmë aftësinë shquese. Si Solomoni duhet t’i drejtohemi Jehovait. Në ç’mënyrë? E pra, Jehovai ka siguruar Fjalën e tij, Biblën, e cila na jep mendjehollësi mbi mendimet e tij. Kur lexojmë Biblën, gërmojmë në një burim të vlefshëm njohurie, i cili do të na sigurojë gurët e nevojshëm për të ndërtuar aftësinë shquese frymore. Duhet të meditojmë mbi informatat që grumbullojmë nga leximi i Biblës. Atëherë, ato mund të përdoren për të bërë vendime të drejta. Me kalimin e kohës, aftësitë tona perceptuese zhvillohen deri në atë masë, sa bëhemi «burra të pjekur nga mendja», të aftë «për të dalluar [ose shquar] të mirën dhe të keqen».​—1. Korintasve 14:20; Hebrenjve 5:14; krahaso 1. Korintasve 2:10.

Është interesant fakti se ne mund të përfitojmë ende nga aftësia shquese që Jehovai i dha Solomonit. Si? Solomoni u bë i aftë për ta shprehur mençurinë në formën proverbave, të cilat ishin në fakt kapsula të mençurisë së frymëzuar hyjnore. Shumë prej këtyre të thënave janë ruajtur në librin biblik të Proverbave. Studimi i këtij libri na ndihmon që të përfitojmë nga aftësia shquese e Solomonit, gjithashtu, të zhvillojmë edhe vetë aftësitë tonë shquese.

Për të pasur një ndihmë në studimin e Biblës, mund të përdorim ndihmesa të tilla, si revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Për më shumë se 116 vjet, Kulla e Rojës ka lajmëruar Mbretërinë e Jehovait për njerëzit me zemër të sinqertë. Zgjohuni! dhe paraardhëset e saj kanë komentuar kushtet botërore qysh prej vitit 1919. Këto dy revista shqyrtojnë të vërtetat e Biblës dhe sigurojnë vazhdimisht ndriçimin frymor që na ndihmon për të shquar gabimet, qoftë ato që kemi mësuar në të ashtuquajturin krishterim, qoftë edhe ato të mënyrës sonë të të menduarit.​—Proverbat 4:18.

Një ndihmë tjetër në zhvillimin e aftësive shquese janë edhe shoqëritë e mira. Një nga proverbat e mbretit Solomon thotë: «Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.» (Proverbat 13:20) Është për të ardhur keq që biri i mbretit Solomon, Rehoboami, nuk e kujtoi këtë proverb në një moment kritik në jetën e tij. Pas vdekjes së të atit, dhjetë fiset e Izraelit shkuan tek ai, për t’i kërkuar që të lehtësonte barrën e tyre. Së pari, Rehoboami u konsultua me të moshuarit, të cilët treguan aftësi shquese, duke e inkurajuar që t’i dëgjonte nënshtetasit e tij. Pastaj, ai shkoi tek më të rinjtë. Këta shfaqën mungesën e përvojës dhe të aftësive shquese, duke e inkurajuar Rehoboamin t’u përgjigjej izraelitëve me kërcënime. Rehoboami dëgjoi më të rinjtë. Rezultati? Izraeli u rebelua dhe Rehoboami humbi një pjesë të madhe të mbretërisë së tij.​—1. Mbretërve 12:1-17.

Për zhvillimin e aftësive shquese, një rol jetësor luan ndihma e frymës së shenjtë. Duke menduar mbi mënyrën se si ishte sjellë Jehovai me izraelitët, pasi i kishte liruar nga robëria në Egjipt, një shkrimtar i Biblës, Nehemia, tha: «Ke dhënë frymën tënde të mirë, për t’i bërë të matur.» (Nehemia 9:20, BR) Fryma e Jehovait mund të na ndihmojë, gjithashtu, për t’u bërë të matur. Ndërsa lutesh që fryma e Jehovait të të japë aftësi shquese, lutu me besim, pasi Jehovai «u jep të gjithëve pa kursim».​—Jakovit 1:5; Mateu 7:7-11; 21:22.

Aftësi shquese dhe mendjehollësi

Apostulli Pavël tregoi aftësi shquese, kur u predikoi të vërtetën njerëzve të kombeve. Njëherë, për shembull, kur ishte në Athinë, ai po «ecte dhe vëzhgonte me kujdes» objeket e tyre të adhurimit. Pavli gjendej i rrethuar nga idhuj dhe fryma e tij u zemërua përbrenda. Tani, duhej të merrte një vendim. A duhej të ndiqte rrugën më të lehtë e të heshtte? Apo duhej të fliste hapur mbi idhujtarinë e përhapur, e cila e kishte zemëruar, edhe nëse kjo mund të ishte e rrezikshme?

Pavli përdori aftësi shquese. Atij i kishte zënë syri një altar me mbishkrimin: «Perëndisë së panjohur.» Me takt, Pavli pranoi devotshmërinë e tyre ndaj idhujve e pastaj përdori atë altar për të ndërfutur temën e «Perëndisë që bëri botën dhe të gjitha gjërat në të». Po, Jehovai ishte Perëndia të cilin ata nuk e njihnin! Në këtë mënyrë, Pavli mbajti parasysh ndjeshmërinë e tyre në këtë pikë dhe qe në gjendje të jepte një dëshmi të mrekullueshme. Cili ishte rezultati? Disa njerëz përqafuan të vërtetën, duke përfshirë «Dionisin, një gjyqtar i gjykatës së Aeropagut dhe një grua e quajtur Damaris e të tjerë me ta». (Veprat 17:16-34, BR) Çfarë shembulli la Pavli, në lidhje me aftësitë shquese!

Pa diskutim, aftësitë shquese nuk vijnë me lehtësi apo në mënyrë të natyrshme. Por me durim, lutje, përpjekje të sinqerta, shoqëri të mençur, duke studiuar Biblën e duke medituar mbi të dhe me besim në frymën e shenjtë të Jehovait, edhe ti mund ta kultivosh atë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo