«Përtej kufijve të normales»
«PASI luftërat fillojnë në mendjet e njerëzve, në mendjet e njerëzve duhet të ndërtojmë mburojën e paqes.» (Karta e OKB-së për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën) Me këtë deklaratë në mendje, në 1993-shin, mbi 500 ekspertë duke ndjekur një konferencë të OKB-së mbi çarmatimin, shqyrtuan rolin e fesë në ndërtimin e mburojave të tilla.
Xhonatan Granof, duke paraqitur Aleancën e Juristëve për Sigurinë Botërore, drejtoi konferencën. Ai shënoi: «Shtrirja e konflikteve të sotme fetare dhe etnike, është përtej kufijve të sjelljes së qytetëruar, ndoshta përtej kufijve të normales.» Fjalët e Xhon Keneth Galbraith u cituan me vend gjatë konferencës: «Më shumë njerëz janë vrarë në emër të fesë se sa nga të gjitha luftërat dhe shkatërrimet natyrore të marra së bashku.»
Profesor Seshagere Rau tha: «Mjekët duhet të kurojnë dhe jo të përhapin sëmundjet. Traditat fetare nuk duhet të përhapin urrejtjen dhe konfliktet e dhunshme kundër njëri-tjetrit. Ato duhet të jenë forca të pajtimit. Por, në realitet ato shpesh kanë funksionuar dhe akoma funksionojnë si forca përçarëse.»
Disa vjet më parë, Heraldi Katolik i Londrës komentoi se paqja mund të sigurohej, «nëse kishat e sotme do të mund të deklaronin në mënyrë të bashkuar një dënim ndaj luftës». Megjithatë, shtoi gazeta: «E dimë se kjo kurrë nuk do të ndodhë.» Një murgeshë katolike njëherë komentoi: «Sa e ndryshme do të ishte bota nëse të gjithë zgjohemi një mëngjes plotësisht të vendosur për të mos marrë përsëri armët, . . . ashtu si Dëshmitarët e Jehovait!»
[Burimi i figurës në faqen 32]
Tom Haley/Sipa Press