BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/10 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Material i ngjashëm
  • Kush po e drejton popullin e Perëndisë sot?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Si funksionon sot Trupi Udhëheqës?
    Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Roli i ‘skllavit besnik dhe të mençur’
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • «Vendosëm njëzëri»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/10 f. 31

Pyetje nga lexuesit

A ishte Perëndia i anshëm duke zgjedhur në trupin udhëheqës të shekullit të parë njerëz që kishin të njëjtën prejardhje raciale dhe kombëtare, pasi që të gjithë ishin hebrenj?

Jo, sigurisht që jo. Të gjithë ata që Jezui i thirri në fillim për të qenë dishepujt e tij ishin hebrenj. Më vonë, në Rrëshajët e vitit 33 të e.s., hebrenjtë dhe prozelitët hebrenj ishin të parët që u mirosën me frymën e shenjtë duke u kualifikuar kështu për të mbretëruar me Krishtin në qiell. Vetëm më vonë, u përfshinë samaritanët dhe paganët e parrethprerë të kthyer në të krishterë. Kështu, është e kuptueshme që trupi udhëheqës në atë periudhë përbëhej nga hebrenj, ‘apostuj dhe pleq në Jeruzalem’, siç përmendet në Veprat 15:2. Këta ishin burra me kuptueshmëri mjaft të thellë mbi njohurinë biblike, me vite të tëra përvoje në adhurimin e vërtetë dhe kishin patur mjaft kohë për t’u zhvilluar në pleq të pjekur të krishterë.​—Krahaso Romakëve 3:1, 2.

Nga koha e mbledhjes së trupit udhëheqës të treguar në kapitullin e 15 të Veprave, shumë paganë u bënë të krishterë. Këtu përfshiheshin afrikanë, evropianë dhe njerëz nga rajone të tjera. Megjithatë nuk ka shënim se ndonjë nga këta paganë i është shtuar trupit udhëheqës për ta bërë krishterimin më tërheqës për johebrenjtë. Pasi këta të krishterë paganë, të kthyer para pak kohe, morën të njëjtin status si anëtarë në «Izraelin e Perëndisë», duhej të respektonin pjekurinë dhe përvojën më të madhe që kishin të krishterët hebrenj, si p.sh., apostujt që ishin prej kohësh pjesë e trupit udhëheqës. (Galatasve 6:16) Vëre tek Veprat 1:21, 22 se sa shumë vlerësohej një përvojë e tillë.​—Hebrenjve 2:3; 2. Pjetrit 1:18; 1. Gjonit 1:1-3.

Për shumë shekuj Perëndia qe marrë në mënyrë të veçantë me kombin e Izraelit prej të cilit Jezui zgjodhi apostujt e tij. Nuk ishte e gabuar apo e padrejtë që asnjë nga apostujt nuk erdhi nga ajo që tani është Amerika ose Afrika e Jugut apo Lindja e Largët. Ndërkohë, burra dhe gra nga këto vende do të kishin mundësinë për të fituar privilegje më të mëdha se të ishin apostuj mbi tokë, anëtarë të trupit udhëheqës të shekullit të parë, apo të kishin ndonjë caktim tjetër mes popullit të Perëndisë sot.​—Galatasve 3:27-29.

Një apostull u nxit të thoshte se, «Perëndia nuk tregohet i anshëm; por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai». (Veprat 10:34, 35) Po, dobitë e shpërblerjes së Krishtit janë të vlefshme për të gjithë, pa dallim. Dhe individë të çdo fisi, gjuhe dhe kombi do të përfshihen në Mbretërinë qiellore dhe në shumicën e madhe që do të jetojë përgjithmonë mbi tokë.

Shumë njerëz bëhen të ndjeshëm mbi prejardhjen raciale, gjuhësore, apo kombëtare. Kjo ilustrohet në Bibël, sikurse lexojmë në Veprat 6:1, mbi një çështje që shkaktoi murmuritje midis të krishterëve grekë dhe atyre hebrenj. Ne mund të jemi rritur apo t’i kemi përvetësuar ndjenjat e sotme në lidhje me gjuhën, racën, prejardhjen etnike apo gjininë. Duke marrë parasysh këtë mundësi mjaft reale, ne bëjmë mirë të ushtrojmë përpjekje të vendosura për të lejuar që ndjenjat dhe reagimet tona të jenë të përshkuara nga pikëpamja e Perëndisë, e cila është që të gjithë njerëzit janë të barabartë para tij, pavarësisht nga paraqitja e jashtme. Kur Perëndia shënoi cilësitë kualifikuese për pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës, nuk përmendi asgjë mbi racën apo prejardhjen kombëtare. Jo, ai u përqendrua mbi cilësitë frymore të atyre që mund të ishin të përshtatshëm për të shërbyer. Kjo është e vërtetë për pleqtë lokalë, mbikëqyrësit udhëtues dhe personelin e degës sot, siç ishte e vërtetë për trupin udhëheqës në shekullin e parë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo