Kongresi «Lavdërues të gëzuar»—A do të jesh atje?
GËZIM! A tingëllon e çuditshme kjo fjalë, madje edhe e huaj, në këtë kohë të mbushur me shqetësime? Sigurisht gazetat nuk japin shumë arsye për gëzim. Luftëra etnike, urrejtje e përgjithshme, papunësi, ndotje e rrezikshme, paqëndrueshmëri politike, krime: janë gjëra që nuk ta mbushin zemrën me gëzim, apo jo?
Shumë njerëz sot rrëmbejnë nga jeta çdo kënaqësi që të mundin. Po gëzim? Gëzimi është përshkruar si një «gjendje lumturie; hare». Nuk janë të shumtë njerëzit që kanë provuar gëzim të vërtetë, madje edhe kur ka ndodhur, shpesh ka qenë mjaft i përkohshëm.
Megjithatë, duke shikuar përpara në kohën tonë, Bibla paratha: «Ja, çfarë ka thënë Zotëria Sovran Jehovai: ‘Ja! Shërbëtorët e mi do të gëzojnë. Ja! Shërbëtorët e mi do të bërtasin të gëzuar, për shkak të gjendjes së mirë të zemrës.’» (Isaia 65:13, 14, BR) Si është e mundur?
Një përgjigje për këtë pyetje kanë qenë edhe kongreset krahinore të Dëshmitarëve të Jehovait, të mbajtuara gjatë këtij viti. Tema e kongreseve ishte «Lavdërues të gëzuar» dhe pjesëmarrja ishte e lirë. Programi i kongresit treditor përqendrohej në fjalime të bazuara në Bibël, demonstrime, diskutime e të tjera. Gjatë gjithë programit u nënvizua tema e gëzimit.
Kongreset filluan në Shtetet e Bashkuara në qershor dhe do të vazhdojnë nëpër qytete përreth botës deri në fillim të 1996-ës. Ka të ngjarë, që një i tillë të mbahet në zonën pranë teje. Përse të mos pyesësh Dëshmitarët e Jehovait që jetojnë pranë zonës tënde? Ne të ftojmë me ngrohtësi të jesh i pranishëm.