Jehovai do ta shpëtojë tokën
NJË aeroport në një ishull të Maldiveve mbyllet për disa orë në ditë. Përse? Sepse batica mbulon pistën dhe e bën të rrezikshme uljen e aeroplanëve. Disa shkencëtarë kanë frikë se niveli i detit në ishujt Maldive, në shekullin e ardhshëm mund të rritet në të paktën 1 m. Edhe pse mund të duket një sasi e papërfillshme, kjo rritje mund të fshijë nga harta shtatë vende ishullore. Vërtet, sipas revistës UN Chronicle, një ngritje prej 2 m e nivelit të detit përfundimisht mund t’i bëjë varrin gjithë arkipelagut me rreth 1.200 ishuj!
Cili është shkaku i ngritjes së nivelit të detit? Sipas programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, ndotja e atmosferës së tokës nga «gazrat me efekt serrë», shkakton zgjerimin e detit në vendet më të ngrohta, shkrirjen e mbulesave të akullta dhe akullnajave, e si pasojë ngritjen e nivelit të detit. Instituti Panos me qendër në Londër, thotë se ndotja «mund t’i ketë hapur rrugën një katastrofe globale që pak nga pak do të modifikojë vetë kufijtë e detit dhe të tokës».
Argumenti mbi ngrohjen e planetit debatohet akoma mes shkencëtarëve. Megjithatë, mund të jemi të sigurt se problemet e mjedisit, nuk do ta pengojnë Perëndinë të realizojë qëllimin e tij. Bibla thotë: «Bota është e qëndrueshme dhe nuk do të tundet.» (1. Kronikave 16:30) Jehovai mban nën kontroll mjedisin tokësor, prandaj ne mund të gëzohemi se ai së shpejti do ta shpëtojë tokën bashkë me njerëzimin nga shkatërrimi.—Psalmi 24:1, 2; 135:6; 2. Pjetrit 3:13.
[Burimi i figurës në faqen 31]
Pikturë bazuar në një foto të NASA-s