‘Veprat e tij e ndjekin’
TË enjten, më 28 korrik 1994, ora 8:50, George D. Gangas përfundoi jetën e tij tokësore. Ishte 98 vjeç. George Gangas ka qenë një ndër të mirosurit dhe ishte anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait që nga 15 tetori i vitit 1971.
Të gjithë që e kanë njohur personalisht vëllain Gangas, kanë vënë re dashurinë e tij për drejtësinë dhe urrejtjen për ligësinë. Ata kujtojnë mirë mënyrën se si ai e përshkruante shpesh Satanain: një të pacipë, përbindësh, të lig, të poshtër dhe gënjeshtar të urryer. Në kontrast, për Jehovain fliste si për një baba të dashur, të mirë, të dhembshur, të butë dhe të kujdesshëm. Shumë kujtojnë gjthashtu, zakonin e tij për të bërë pyetje biblike. Në çdo bisedë, nuk ishte e mundur që të mos bënte nga këto pyetje—disa prej të cilave të thjeshta, disa të tjera më të ndërlikuara. Me të vërtetë e dashuronte të vërtetën biblike.
Vëlla Gangas u pagëzua në 15 korrik 1921. E filloi karrierën e tij në shërbimin e plotë kohor si pionier në mars të vitit 1928. Që nga ajo kohë, ka qenë në shërbim të plotë kohor për plot 66 vjet. U bë një anëtar i selisë botërore të Watch Tower Bible and Tract Society në 31 tetor 1928.
Historia e jetës së tij është botuar në Kullën e Rojës të 15 tetorit 1966. Atje përshkruhet si një njeri me të vërtetë frymor, një njeri i Perëndisë. Në këtë artikull, lexojmë këtë shprehje inkurajuese të tij: «E dua jetën dhe dua që edhe vëllezërit e mi ta fitojnë atë. Mendoj, si apostulli Pavël, se të gjitha gjërat e tjera janë ‘një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit’.»—Filipianëve 3:8.
Me mënyrën e tij të të vepruarit, vëlla Gangas tregoi se e dashuronte me të vërtetë jetën dhe se donte ta ndante «njohurinë e Jezu Krishtit» me të tjerët. Ai do të na mungojë, por sa gëzohemi që ai tani ka marrë shpërblimin qiellor! Tani, ‘ai do të prehet nga mundimet e tij dhe veprat e tij e ndjekin’.—Zbulesa (Apokalipsi) 14:13.
[Figurat në faqen 31]