Zëra në favor të besimit
RRETH fundit të shekullit të kaluar, përkrahësit e shkencës, filozofisë dhe materializmit i ngritën zërat e tyre për të zvogëlur besimin në Perëndinë dhe në frymëzimin e Biblës.
Por nuk ishin vetëm këto zëra që dëgjoheshin. Shumë kërkues, vunë re se mund të thuhej më tepër në mbështetje të besimit në Perëndinë sesa të ateizmit. Studimet e tyre zbuluan gjithashtu, prova të bollshme se Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë.
Një zë i denjë për t’u shënuar në këtë aspekt, ishte C. T. Russell. Miliona njerëz lexuan librin e tij Plani Hyjnor i Kohërave, botuar në vitin 1886. Një kapitull i fuqishëm i këtij libri titullohej «Dëshmi të ekzistencës së një Krijuesi me inteligjencë të shkallës më të lartë».
Në dekadat që pasuan, Russell botoi artikuj, broshura dhe libra që siguronin arsye të fuqishme për të besuar tek Perëndia dhe Bibla. Këto u botuan nga Watch Tower Bible and Tract Society. Presidenti i dytë i saj, J. F. Rutherford, shkroi Krijimi (1927) dhe vepra të tjera që përforconin më tej arsyet për të besuar.
Kjo shoqatë, kohët e fundit ka botuar informacione të tjera bashkëkohore mbi këto argumente. Dëshmitarët e Jehovait mund të t’i prezantojnë ato që t’i shqyrtosh me kujdes.
Në qoftë se dëshiron informacione të mëtejshme ose që të fillohet me ty një studim biblik pa pagesë në shtëpi, shkruaj në: Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri, Kutia postare 118, Tiranë, ose në Watchtower, duke përdorur adresën e përshtatshme mes atyre të paraqitura në faqen 2.
[Figurat në faqen 32]