BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/11 f. 30
  • A të kujtohet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A të kujtohet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • A e ke gjetur fenë e vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Ku mund të gjesh një udhëheqje të besueshme?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Prindër​—Ndihmojini fëmijët të fitojnë ‘mençurinë që sjell shpëtimin’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Prindër, fëmijët tuaj kanë nevojë për kujdes të veçantë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/11 f. 30

A të kujtohet?

A ke menduar me kujdes mbi numrat e fundit të Kullës së Rojës? Nëse po, do të jetë interesante të kujtosh pikat në vazhdim:

▫ Cila është një nga ndryshimet kryesore midis njeriut dhe kafshëve?

Një nga ndryshimet kryesore qëndron në strukturë, kapacitet dhe në funksionet e trurit. Tek kafshët, pothuajse të gjitha funksionet cerebrale janë të programuara në atë që quhet zgjuarsi instiktive. Kjo nuk ndodh tek njerëzit. Perëndia i pajisi njerëzit me aftësinë e vullnetit të lirë. (Proverbat 30:24-28)​—15/7, faqe 5.

▫ Çfarë pjese zinte kënga në adhurimin që izraelitët i bënin Perëndisë në tempull?

Muzika dhe veçanërisht këngët, zinin një rol të rëndësishëm në adhurim, jo vetëm për të ngulitur çështjet më të rëndësishme të Ligjit, por për të siguruar frymën e duhur për adhurim. Ajo i ndihmonte izraelitët ta adhuronin Jehovain në mënyrë të zjarrtë. (1. Kronikave 23:4, 5; 25:7)​—1/8, faqet 10, 11.

▫ Për çfarë lloj kujdesi kanë nevojë fëmijët që nga foshnjëria?

Prindërit duhet t’u kushtojnë pothuajse vazhdimisht kujdes të porsalindurve. Pavli shkroi: «Që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.» (2. Timoteut 3:15) Prandaj, kujdesi prindëror që i ishte kushtuar Timoteut, madje që nga fëmijëria, ishte edhe në kuptimin frymor.​—15/8, faqe 11.

▫ Cilat janë katër linjat e dëshmisë që provojnë se Bibla përmban mesazhin e Perëndisë për gjithë njerëzimin?

(1) Përhapja. Bibla është e përhapur në më shumë se 98 për qind të popullsisë së botës. (2) Vërtetësia historike. Bibla përmban fakte historike dhe jo legjenda pa bazë. (3) Praktike. Urdhrat dhe parimet e saj, nënvizojnë një mënyrë jetese që u sjell dobi njerëzve që u mbahen ngushtë atyre. (4) Profecia. Është një libër që tregon me hollësi se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.​—1/9, faqet 8, 9.

▫ Çfarë përgjegjësie sjell njohja e fesë së vërtetë?

Pasi të kemi identifikuar fenë e vërtetë, duhet ta ndërtojmë jetën tonë mbi të. Është një mënyrë jetese. (Psalmi 119:105; Isaia 2:3)​—1/9, faqe 13.

▫ Përse studimi personal i Biblës është kaq i domosdoshëm?

Të gjithë shërbëtorët e Perëndisë duhet të përtërijnë nga dita në ditë gëzimin dhe forcën e tyre, duke gjetur aspekte të reja apo më të thella të vërtetësisë së Fjalës së Perëndisë. Në këtë mënyrë ata e mbajnë veten të nxitur frymësisht.​—15/9, faqe 8.

▫ Cili është kuptimi i fjalës «mëkat» në Bibël?

Fjalët hebreje dhe greke të përdorura përgjithësisht nga Bibla për të përcaktuar «mëkatin», në formën e tyre foljore do të thonë «humb», në kuptimin humb apo nuk arrij një qëllim, synim apo objektiv. Çifti i parë njerëzor nuk e arriti lavdinë e Perëndisë, duke dështuar në qëllimin e krijimit të tij sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Me fjalë të tjera, mëkatoi. (Zanafilla 2:17; 3:6)​—15/9, faqe 12.

▫ Përse nuk është aspak e mençur të lexohen botimet e apostatëve?

Disa botime apostate paraqesin gënjeshtra me anë të ndonjë «fjalimi të qetë» dhe «fjalëve të shtrembëruara». (Romakëve 16:17, 18; 2. Pjetrit 2:3) Të gjitha ato që shkruajnë, thjesht kritikojnë dhe rrëzojnë. Nuk ka asgjë ndërtuese.​—1/10, faqe 12.

▫ A ishte Greqia djepi i demokracisë?

Në Greqinë e lashtë, demokracia praktikohej vetëm në pak qytet-shtete, madje edhe atje votonin vetëm qytetarët meshkuj. Kjo do të thotë se katër të pestat e popullsisë ishin lënë jashtë. Zor se mund të konsiderohet sovranitet popullor apo demokratik!​—1/10, faqe 16.

▫ Çfarë e bën të qëndrueshme një martesë të krishtere?

Fakti që burri dhe gruaja respektojnë pikëpamjen e Perëndisë mbi martesën dhe përpiqen të jetojnë sipas parimeve të Fjalës së tij. (Efesianëve 5:21-33)​—15/10, faqe 10.

▫ Si mund të bëhet i këndshëm studimi familjar?

Mundohu që të përfshish të gjithë fëmijët. Ji pozitiv dhe ndërtues, duke i lavdëruar me ngrohtësi fëmijët për pjesëmarrjen e tyre. Mos u mjafto vetëm me trajtimin e materialit, por mundohu t’u prekësh zemrat.​—15/10, faqe 18.

▫ Çfarë nënkupton shprehja: «Sepse, kur thonë: ‘Paqe dhe siguri!’»? (1 Selanikasve 5:3)

Vërej se Bibla nuk thotë se kombet do të arrijnë «paqe dhe siguri». Por të paktën ata do të jenë duke folur për të si kurrë më parë, duke shprehur një optimizëm dhe bindje të paparë deri në atë moment. Mundësitë e arritjes së paqes dhe sigurisë do të duken më afër se kurrë.​—1/11, faqe 6.

▫ Përmend tri mënyrat në të cilat Jehovai demonstron arsyetueshmëri.

Jehovai ka treguar se ka qenë i gatshëm për të falur. (Psalmi 86:5) Ai ka qenë i gatshëm për të ndryshuar një drejtim të paracaktuar qëndrimi sipas rrethanave të reja. (Shiko Jonai, kapitulli 3). Gjithashtu, Jehovai ka treguar se është i arsyeshëm në ushtrimin e autoritetit. (1. Mbretërit 22:19-22)​—1/11, faqet 12-14.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo