Abrahami—I varrosur këtu dhe akoma i gjallë?
Prej shekujsh hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët e kanë vizituar këtë vend.
Mund ta vizitosh atë në qytetin e lashtë të Hebronit, në jug të Jeruzalemit. Kjo ndërtesë quhet Haram el-Khalil ose Varri i Patriarkëve. Megjithatë, kjo është pranuar gjerësisht si vendi i varrimit të patriarkëve Abraham, Isak e Jakob dhe përkatësisht i grave të tyre Sarës, Rebekës dhe Leas.
Kujto nga Bibla se për vdekjen e gruas së tij të dashur, Sarës, Abrahami bleu si truall për varrin, një shpellë dhe pak tokë tek Makpelahu, afër Hebronit. (Zanafilla 23:2-20) Më vonë, Abrahami si edhe anëtarët e tjerë të familjes, u varrosën këtu. Shekuj më pas, përreth vendit tradicional të varrimit, Herodi i Madh ndërtoi një ndërtesë tërheqëse që me kohë u shndërrua dhe u zgjerua nga pushtuesit, duke pasqyruar bindjet e tyre fetare.
Në hyrje, mund të shohësh gjashtë monumente apo varre të zbrazët. Në kornizë paraqitet varri i Isakut, të birit të Abrahamit. Pranë tij, përmes dyshemesë, gjenden kalimet që shërbenin për t’u futur në atë që gjendej poshtë. Kërkuesit kanë gjetur dhoma që mund të kenë mbajtur një shumicë eshtrash të lashta.
Ç’mund të themi për Abrahamin? Nëse ai u varros në një shpellë që tani gjendet poshtë këtij trualli, është i vdekur prej kohësh apo jo? Shumica e vizitorëve do të ishin të një mendjeje. Megjithatë, një profet më i madh se Abrahami tha se në një farë kuptimi, Abrahami jeton akoma. Në ç’kuptim? Si ndikon kjo në besimin tënd?
Të lutemi lexo artikullin «Ku janë të dashurit e tu të vdekur?» (Faqe 3) Ashtu siç tha profeti i madh, ai paraqet se në ç’kuptim Abrahami ishte i gjallë, informacion që mund të jetë me vlerë mjaft të madhe për ty dhe familjen tënde.