BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/8 f. 32
  • «Dëshmitarët e Jehovait më mbrojtën!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Dëshmitarët e Jehovait më mbrojtën!»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/8 f. 32

«Dëshmitarët e Jehovait më mbrojtën!»

GJATË këtyre ditëve të fundit, shumë njerëz e kanë treguar veten «mizorë, që s’e duan të mirën». (2. Timoteut 3:1, 3) Isaku, një vullnetar që shërben në zyrën e njërës prej degëve të Shoqatës Watch Tower në Afrikën Perëndimore, zbuloi se kjo është e vërtetë. Ai tregon:

«Në janar 1992, po udhëtoja në një rrugë të gjatë dhe të shkretë, me një taksi të përbashkët bashkë me pesë pasagjerë të tjerë. Unë fillova të bisedoja me një grua që ishte ulur pranë meje dhe ajo me gëzim pranoi prej meje një broshurë të bazuar në Bibël.

Papritur, rreth orës katër pasdite, një veturë e re pa targë qëndroi para nesh dhe makina jonë frenoi me një zhurmë uluritëse. Tre burra trupmëdhenj, secili me nga një pushkë në dorë, kërcyen prej makinës tjetër dhe i shkallmuan dyert tona. ‘Dilni jashtë, të gjithë!’—buçitën zërat e tyre.

Një burrë tjetër më rrëmbeu çantën. Kur pa se në të kishte vetëm literaturë biblike, e flaku tej. ‘Çfarë ke tjetër?’—më pyeti, duke më drejtuar pistoletën. Me shpejtësi i dhashë paratë që kisha në kuletë. ‘Kjo është e gjitha?’—pyeti. I thashë se unë isha një Dëshmitar i Jehovait dhe se Dëshmitarët nuk thonë gënjeshtra. Ai më rrëmbeu kuletën, pa kartën time të identifikimit Watch Tower dhe pastaj tha: ‘Në rregull, more Kulla e Rojës. Prit këtu.’

Pastaj, u kthye nga zonja me të cilën kisha biseduar në taksi. Me nxitim, ajo hoqi gjerdanin e saj dhe i dha paratë që kishte në çantë. Kur kusari vuri re broshurën që dridhej në duart e saj, kujtoi se ishim së bashku dhe i bëri me shenjë që të rrinte me mua.

Ndërkaq, banditët e tjerë të armatosur, me egërsi sulmuan bashkudhëtarët tanë. Rrahën dhe plaçkitën shoferin dhe një burrë tjetër që udhëtonte me ne. Një nga plaçkitësit rrëmbeu gjerdanin e gruas së dytë. Kur ajo rezistoi, ata e goditën egërsisht në kokë dhe në gjoks me qytat e pushkëve, derisa vdiq. Gruan e tretë e nxorën zvarrë nga automjeti dhe i qëlluan në gjoks. Mjerisht, edhe ajo vdiq. Vetëm unë dhe zonja e re me mua ngelëm plotësisht të padëmtuar.

Më vonë, kur na mori një shofer që po kalonte aty pari, gruaja e tmerruar vazhdonte të përsëriste: ‘Dëshmitarët e Jehovait më mbrojtën!’»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo