BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/7 f. 21-26
  • Heqja e vellos në kufirin e fundit të Alaskës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Heqja e vellos në kufirin e fundit të Alaskës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Një kalim i mundimshëm
  • Përpjekjet e para për të dhënë dëshmi
  • Një ndihmë e papritur
  • Gjatë zinxhirit Aleutianë
  • Një ngrohje graduale
  • Duke kaluar përtej kufirit
  • A ia vlen?
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/7 f. 21-26

Heqja e vellos në kufirin e fundit të Alaskës

PËR dy ditë, ne të katër u strehuam në një dhomë të vogël, në qytetin Nome të Alaskës, i famshëm për kërkimin e arit. Në vitin 1898, më shumë se 40.000 kërkues u bashkuan këtu për të kërkuar vetëm një gjë​—ar! Ne, në anën tjetër, kërkojmë një thesar të ndryshëm.

Interesi ynë për momentin, është «në gjërat e dëshirueshme» që mund të gjejmë në fshatrat e izoluar të Gambellit dhe Savoongas mbi ishullin St. Lawrence, 300 kilometra në perëndim të ngushticës së Beringut. (Hageu 2:7) Atje, popullsia e kësaj zone, me guxim përballon ujërat e ngrira të Arktikut dhe gjuan balena vetëm pak kilometra nga ai që më parë ishte Bashkimi Sovjetik. Por rënia e dëborës dhe një mbulesë e trashë dhe e përhimtë mjegulle na mban rob. Aeroplani ynë nuk mund të ngrihet në fluturim.

Ndërsa presim, mendoj mbi ngjarjet e disa viteve të kaluara dhe falënderoj Perëndinë Jehova për bekimet e tij mbi dëshminë edhe në këtë zonë pak të populluar. Në Alaska​—e cila quhet nga disa, kufiri i fundit i botës—​gjenden më shumë se 60.000 vendës, që jetojnë në më tepër se 150 bashkësi të veçuara, të përhapura në më shumë se 1.600.000 kilometra katrorë shkretëtirë të palidhur me ndonjë rrugë. Me anë të aeroplanëve të Shoqatës Watch Tower, kemi arritur tashmë të sjellim lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë në mbi një të tretën e fshatrave të izoluar.​—Mateu 24:14.

Për të arritur në këto vendbanime të largëta, aeroplanit shpesh i duhet të ulet përmes reve dhe një mjegulle të dendur, që mund të mbulojnë tokën për ditë të tëra. Nganjëherë, në tokë gjendet një tjetër lloj mjegulle që duhet përshkuar. Si një vello, ajo mbështjell zemrat dhe mendjet e këtij populli të mirë dhe paqësor.​—Krahaso 2. Korintasve 3:15, 16.

Një kalim i mundimshëm

Zona e ftohtë e Alaskës, banohet nga iunitët, aleutsët dhe indianët. Secili prej tyre ka zakone dhe tipare të veçanta të trashëgimisë së tij individuale. Për të mbijetuar dimrin arktik, ata kanë mësuar të jetojnë me anë të burimeve të tokës, të cilat edhe i ruajnë edhe i shfrytëzojnë sipas nevojave, duke u marrë kështu me gjueti, peshkim dhe gjuajtjen e balenave.

Ndikimi i huaj erdhi mbi ta nga mesi i viteve 1700. Tregtarët rusë të peliçeve, gjetën një popullsi të veshur me lëkurë kafshësh që kundërmonte erë vaj foke, që nuk jetonin në shtëpi të bëra me blloqe akulli, por në shtëpi të bëra me plisa balte, gjysmë të futura në tokë, me çati bari dhe me hyrje të nëndheshme. Tregtarët i sollën këtij populli të butë e gojëmbël, por megjithatë të guximshëm, probleme serioze, duke përfshirë kultura dhe sëmundje të reja, që sollën përgjysmimin e popullsisë së disa fiseve. Alkooli, shpejt u bë një mallkim mbi popullin. Ekonomia e re shkaktoi ndryshimin, nga një formë e thjeshtë e jetesës në atë të bazuar në fitimin ekonomik. Edhe sot, disa e ndiejnë se ai ka qenë një kalim i mundimshëm.

Me mbërritjen e misionarëve të të ashtuquajturit krishterim, një tjetër lloj ndryshimi iu imponua vendasve të Alaskës. Ndërsa disa, kundër dëshirës së tyre, lëshuan praktikat e tyre të feve tradicionale​—adhurimin e frymërave të erës, akullit, ariut, shqiponjës e kështu me radhë—​të tjerët zhvilluan një përzierje konceptesh që sollën si rezultat një bashkim apo konfuzion të feve. Të gjitha këto, shpesh përfundonin në një dyshim apo mosbesim ndaj të huajve. Në disa fshatra, një vizitor nuk është gjithmonë i mirëpritur.

Prandaj sfida që qëndron përpara nesh është: Si mund t’i arrijmë të gjithë vendasit e përhapur gjatë gjithë këtij kufiri mjaft të gjerë? Si mund të largohet dyshimi i mbetur në ta? Ç’mund të bëjmë për të hequr vellon prej tyre?

Përpjekjet e para për të dhënë dëshmi

Në fillim të viteve 1960, një numër Dëshmitarësh të sinqertë nga Alaska, përballuan me guxim kushtet e jashtëzakonshme të motit​—erërat e ashpra, temperaturat mjaft të ulëta nën zero, sipërfaqe të tëra me një bardhësi verbuese—​dhe fluturuan me aeroplanët e tyre privatë me një motor, duke predikuar me radhë nëpër fshatrat e shpërndara në veri. Po të mendojmë pak, këta vëllezër të guximshëm ishin duke rrezikuar në një masë të madhe. Një defekt i motorit do të shkaktonte me siguri shkatërrimin. Edhe nëse do të ishte e mundur një ulje e sigurt, ata do të gjendeshin mjaft kilometra larg ndonjë burimi të mundshëm ndihme, në kushtet e temperaturave shumë gradë nën zero, pa asnjë mjet udhëtimi. Mbijetesa do të varej nga gjetja e ushqimit dhe e një strehe, që do të ishte një gjë disi e vështirë. Lumturisht, asnjë incident serioz nuk ka ndodhur, por disa rreziqe nuk mund të injorohen. Prandaj zyra e degës së Shoqatës Watch Tower në Alaska, nuk e inkurajon këtë lloj predikimi në muaj të tillë.

Për të shpënë përpara veprën, vëllezërit besnikë në Fairbanks dhe ata të kongregacioneve të Polit të Veriut, i përqendruan përpjekjet e tyre në fshatrat më të mëdhenj, të tillë si Nome, Barrow dhe Kotzebue, duke shfrytëzuar linjën ajrore tregtare. Ata përdorën vetë fondet e tyre, për të udhëtuar me këta avionë në largësi mbi 720 kilometra në veri dhe perëndim. Disa qëndruan në Nome për disa muaj për të drejtuar studime biblike me të interesuarit. Në Barrow, një apartament u mor me qira, për të siguruar një strehim nga temperaturat që ishin më tepër se 45°C nën zero. Gjatë disa viteve, u shpenzuan më shumë se 15.000$ prej atyre që morën për zemër urdhrin e Jezuit për të predikuar lajmin e mirë deri në fund të tokës.​—Marku 13:10.

Një ndihmë e papritur

Vazhdoi kërkimi i një mënyre, për të arritur në bashkësitë që ishin më të izoluara dhe Jehovai e hapi rrugën. U gjet një aeroplan me dy motorë​—pikërisht ai që duhej për të kaluar pa rrezik vargun shkëmbor të Alaskës. Në Alaskë, gjendet një shumicë malesh që arrijnë lartësinë mbi 4.000 metra dhe maja e malit të famshëm McKinley, 6.193 metra mbi nivelin e detit.

Së fundi, aeroplani erdhi. Imagjino zhgënjimin tonë kur një tip makine fluturuese e gërryer, e vjetër dhe e lyer shumë herë u ul mbi pistë. A ishte e mundur që ai të fluturonte? A mund t’i besonim atij jetën e vëllezërve tanë? Përsëri, dora e Jehovait nuk mungoi. Nën udhëheqjen e mekanikëve ekspertë, mbi 200 vëllezër punuan vullnetarisht, duke shpenzuar disa qindra orë për ta riparuar të gjithë aeroplanin.

Çfarë gëzimi që nuk mund të harrohet! Në qiejt e Alaskës tani ngrihet një aeroplan i shkëlqyer që duket si i ri, i zbukuruar në bishtin e tij me numrin e regjistrimit 710WT. Pasi të dyja, shtata dhe dhjeta janë përdorur në Bibël për të simbolizuar plotësinë, 710 mund të jetë shënuar për të theksuar mbështetjen që ka dhënë organizata e Jehovait për të hequr vellon nga zemrat e mbuluara në errësirë.

Gjatë zinxhirit Aleutianë

Me marrjen e aeroplanit, përshkuam 80.000 kilometra shkretëtirë, duke u sjellë lajmin e mirë të Mbretërisë dhe literaturë biblike më shumë se 54 fshatrave. Kjo është njësoj si të përshkosh pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara, 19 herë!

Tri herë kemi arritur deri në ishujt Aleutianë, me një shtrirje prej 1.600 kilometrash, të cilët ndajnë oqeanin Paqësor nga deti Bering. Më shumë se 200 ishuj pothuajse të zhveshur që formojnë zinxhirin, banohen jo vetëm nga vendasit aleut, por gjithashtu nga qindra zogj deti, shqiponja deti, pata perandore me krye të bardha borë dhe me pupla bardhë e zi në të dyja anët.

Megjithatë, bukuria tërheqëse e rajonit, nuk është pa rreziqet e saj. Duke fluturuar mbi det, ne mundëm të shihnim kreshtën e shkumëzuar të valëve 3-5 metra të larta, mbi ujin e ngrirë kaq të ftohtë, saqë edhe në verë një person do të mund të mbijetonte aty vetëm për 10-15 minuta. Nëse një pilot ishte i detyruar të ulej, kishte vetëm dy mundësi: ose ishujt e rrethuar me shkëmbinj ose ujin vdekjeprurës të detit të ngrirë. Sa mirënjohës që jemi për vëllezërit tanë të aftë dhe mekanikët e kualifikuar të avionëve, të cilët vullnetarisht punuan për ta riparuar avionin deri në një gjendje të shkëlqyeshme për fluturim!

Në njërin prej këtyre udhëtimeve, u drejtuam në Dutch Harbor dhe në fshatin e peshkatarëve të quajtur Unalaska. Rajoni është i njohur për erërat e tij të forta që arrijnë shpejtësinë 130-190 kilometra në orë. Lumturisht, ajo ishte një ditë shumë më e ngrohtë por akoma e turbullt, gjë që mjaftonte për të na sjellë disa herë vështirësi. Çfarë surprize kur u duk pista e uljes​—tamam si një rrip i vogël mbi shpatin e një mali shkëmbor! Në njërën anë të pistës, ishte një mur i rrëpirët shkëmbi, ndërsa në tjetrën, uji i ngrirë i detit Bering! Kur prekëm tokën pista ishte e lagur. Atje bie shi, më shumë se 200 ditë në vit.

Çfarë gëzimi ishte të diskutonim mbi Fjalën dhe qëllimin e Perëndisë me banorët e vendit! Disa banorë të vjetër, shprehën çmueshmëri për shpresën e një bote pa luftëra. Ata akoma kishin të gjallë në mendje bombardimin e Dutch Harborit nga japonezët, gjatë Luftës II Botërore. Kujtimet tona mbi udhëtime të tilla dëshmuese, janë po ashtu të paharrueshme.

Një ngrohje graduale

Duke kontrolluar përsëri kushtet e motit, ne vumë re një ngritje të ngadaltë të temperaturës. Kjo më bëri të mendoja për veprën tonë të dëshmisë në këto zona të humbura. Ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme, ne kemi parë një ngrohje graduale në zemrat e njerëzve.

U desh kohë për të hequr mbulesën e dyshimit dhe të mosbesimit që kishte populli ndaj të huajve. Në përpjekjet tona të para, nuk ishte e jashtëzakonshme që udhëheqësit e kishës së fshatit të prisnin aeroplanin, të informoheshin mbi qëllimin e vizitës sonë dhe në mënyrë të prerë të na urdhëronin që të largoheshim. Pritje të tilla, sigurisht që të zhgënjenin. Por ne kujtuam këshillën e Jezuit që gjendet në Mateun 10:16: «Jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.» Kështu u kthyem me aeroplan të ngarkuar me sallatë marule të freskët, domate, pjepra dhe prodhime të tjera, që ishte e vështirë të gjendeshin në atë vend. Banorët e vendit që më parë ishin armiqësorë, tani ishin të lumtur kur shikonin aeroplanin tonë.

Ndërsa një vëlla merrej me «pazarin», duke pranuar dhuratat për prodhimet e freskëta, disa të tjerë shkonin nga dera në derë, duke lajmëruar njerëzit e shtëpisë për mbërritjen e aeroplanit me ngarkesë të freskët. Në dyer ata gjithashtu pyesnin: «Oh, a e lexoni gjë Biblën? Jam i sigurt se do t’ju pëlqente ky botim për studimin e Biblës që tregon se Perëndia na ka premtuar një parajsë.» Kush do të mund ta refuzonte një ofertë kaq joshëse? Të gjithë e vlerësuan si ushqimin material ashtu edhe atë frymor. Pritja ishte e kënaqshme, u shpërnda shumë literaturë dhe disa zemra filluan të ngroheshin.

Duke kaluar përtej kufirit

Kongregacioni i qytetit Whitehorse në territorin Yukon, na drejtoi një ftesë «maqedonase» që të ‘kalonim’ në Kanada, për të vizituar disa zona në territoret e thella të veri-perëndimit. (Veprat 16:9) Pesë nga ne ishin në anije ndërsa u drejtuam për në Tuktoyaktuk, një fshat pranë gjirit Mackenzie mbi detin Beaufort, në veri të Qarkut Arktik.

«Si e shqiptoni këtë emër të çuditshëm?»—pyesnim ne ndërsa arritëm.

«Tuk»,—u përgjigj një i ri me një buzëqeshje të madhe.

«Si nuk kemi menduar mbi këtë?»—pyesnim veten të habitur.

Ishim të habitur tek shihnim se populli në Tuktoyaktuk ishte mjaft i njohur me Shkrimet. Si rezultat u zhvilluan shumë diskutime miqësore dhe u shpërnda shumë literaturë. Një nga pionierët tanë të rinj, pati një bisedë mjaft interesante me një kryetar familjeje.

«Unë jam një anglikan!»—tha i zoti i shtëpisë.

«A e dini se kisha anglikane ka aprovuar homoseksualizmin?»—e pyeti pionieri.

«Vërtet?—ngurroi burri.—Mirë, atëherë, unë nuk jam më një anglikan.» Gjithë shpresë, edhe një person po i hapte zemrën e tij lajmit të mirë të Biblës.​—Efesianëve 1:18.

Një i moshuar ishte i prekur me vendosmërinë tonë për të predikuar në çdo shtëpi të zonës. Normalisht, ne na duhej ta bënim të gjithë veprën tonë në këmbë. Zakonisht, duhej të bëje më shumë se një kilometër, nga pista në fshat. Për më tepër, për të predikuar në çdo shtëpi, na duhej të ecnim mjaft gjatë mbi zhavorr apo shtigje me baltë. Burri na dha hua furgonin e tij të vogël, gjë që ishte me të vërtetë një bekim. Kalimi përtej kufirit, duke ndihmuar në territorin kanadez, ishte një privilegj i shkëlqyer.

A ia vlen?

Kur moti është i keq dhe mbetemi të bllokuar për një kohë të pacaktuar, sikurse tani, apo kur një ditë e gjatë dëshmie duket se nuk ka sjellë asgjë përveçse indiferentizmit apo madje armiqësisë, atëherë fillojmë të pyesim nëse ia vlen e gjithë koha, energjia dhe shpenzimet. Mund të mendojmë për njerëzit që duken të interesuar dhe premtojnë të mbajnë lidhje me ne, por që nuk e bëjnë. Pastaj kujtojmë se shumë vendas nuk e kanë zakon të shkruajnë letra dhe të ndryshojnë lehtësisht miqësitë e tyre, për shkak të interesit në mesazhin e Biblës. Nganjëherë, duket kaq e vështirë për të arritur në njëfarë mase sukses.

Këto mendime negative veniten shpejt, kur kujtojmë eksperiencat e mira të lajmëtarëve të tjerë të Mbretërisë. Për shembull, një Dëshmitare nga Fairbanks, predikonte në fshatin Barrow në veriun e largët. Atje, ajo takoi një adoleshente që ishte kthyer në shtëpi, nga kolegji në Kaliforni. Motra e mbajti gjallë interesin me anë të korrespondencës dhe vazhdoi ta inkurajonte vajzën edhe pasi ajo u kthye në kolegj. Sot, vajza e re është një shërbëtore e lumtur e pagëzuar e Jehovait.

Një trokitje në derë, më ndërpret mendimet rreth këtyre eksperiencave dhe më jep akoma një tjetër dëshmi se e gjithë kjo ia vlen. Në pragun e derës qëndron Elmer, deri tani i vetmi Dëshmitar inuit i dedikuar dhe i pagëzuar në Nome.

«Nëse dilni në shërbim, a mund të vij me ju?»—pyeti ai. Duke jetuar i veçuar dhe më shumë se 800 km larg kongregacionit më të afërt, ai dëshironte të merrte pjesë në shërbim me vëllezërit e tij derisa të kishte mundësi.

Rrezet e diellit filluan të depërtonin midis reve dhe ne e kuptuam se së shpejti do të kishim një hapësirë të lirë për t’u nisur. Ndërsa Elmer u ngjit në aeroplan, ne u ngrohëm nga fytyra e tij e lumtur që rrëzëllente. Kjo është një ditë e veçantë për Elmerin. Ai po vjen me ne në fshatin tonë që kemi caktuar, për t’i predikuar vetë popullit të tij inuit, duke u bashkuar me ne në përpjekjet tona për të hequr vellon nga zemrat a atyre që jetojnë në kufirin e fundit të botës.​—Nga një bashkëpunëtor.

[Harta në faqen 23]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

1. Gambell

2. Savoonga

3. Nome

4. Kotzebue

5. Barrow

6. Tuktoyaktuk

7. Fairbanks

8. Anchorage

9. Unalaska

10. Dutch Harbor

[Figura në faqen 24]

Për të arritur në bashkësitë e izoluara, shpesh duhet kaluar një nga vargmalet e shumta të Alaskës

[Figura në faqen 25]

Betty Haws, Sophie Mezak dhe Carrie Teeples kanë së bashku më shumë se 30 vjet në shërbim të plotkohorë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo