BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/5 f. 3
  • Kush beson në frymërat e liga?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush beson në frymërat e liga?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Krijesat frymore: Si ndikojnë te ne?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Bëju ballë forcave të liga frymore
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
  • Bëju ballë frymërave të liga me ndihmën e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Cilët janë demonët?
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/5 f. 3

Kush beson në frymërat e liga?

A BESON se frymërat e padukshme mund të ndikojnë në jetën tënde? Shumëkush do të përgjigjej me një jo të thatë. Edhe pse e pranojnë ekzistencën e Perëndisë, ata tallen me nocionin e forcave mbinjerëzore të së keqes.

Mosbesimi në frymërat, i përhapur në botën perëndimore, pjesërisht i detyrohet ndikimit të krishterimit, i cili për shekuj mësoi se toka ishte qendra e universit, e vendosur midis qiellit dhe ferrit të nëndheshëm. Sipas këtij mësimi, engjëjt gëzojnë të hareshëm në qiell, ndërsa demonët qeverisin punët e ferrit.

Pasi zbulimet shkencore bënë që njerëzit t’i hidhnin tej idetë e gabuara mbi strukturën e universit, besimi në krijesat frymore nuk ishte më tërheqës. Një enciklopedi pohon: «Si pasojë e revolucionit kopernikan të shekullit të 16-të (i bazuar në teoritë e astronomit polak Kopernikut), në të cilin . . . Toka nuk shihej më si qendër e kozmosit, por përkundrazi, thjesht si planet i një sistemi diellor që është një pjesë shumë e vogël e një galaktike të universit, në dukje i pafund​—konceptet e engjëjve dhe demonëve nuk dukeshin më të përshtatshme.»​—The New Encyclopœdia Britannica.

Edhe pse shumë veta nuk besojnë në frymërat e liga, miliona të tjerë besojnë. Engjëj të rënë shfaqen në shumë fe, të së shkuarës dhe të së tashmes. Përveç rolit të tyre si korruptues të karakterit frymor, këta engjëj të ligj konsiderohen edhe si shkaktarë të gjëmave të tilla si luftërat, zia e bukës dhe tërmetet, si edhe nxitës të sëmundjeve, çrregullimeve mendore dhe vdekjes.

Satana Djalli, fryma kryesore e ligë në krishterim dhe në judaizëm, quhet Iblis nga myslimanët. Në fenë e lashtë perse të zoroastrianizmit, ai shfaqej si Angra Mainyu. Në fenë gnostike, që lulëzoi në shekullin e dytë dhe të tretë të e.s., ai paraqitej në Demiurgun, term që iu dha një perëndie xheloze dhe më të vogël, të cilën njerëzit e adhuronin nga padija.

Frymëra të vogla të së keqes luajnë një rol të rëndësishëm në fetë e lindjes. Hindusët besojnë se asurajt (demonët) u kundërvihen devajve (perëndive). Veçanërisht të frikshëm midis asurajve janë rakshasajt, qenie të shëmtuara që faniten varrezave.

Budistët i konceptojnë demonët si forca personale që nuk i lejojnë njerëzit të arrijnë në Nirvana, që është shuarja e dëshirave. Një nga tunduesit kryesorë midis tyre është Mara, me tri vajzat e tij Rati (Dëshira), Raga (Kënaqësia) dhe Tanha (Mungesa e prehjes).

Adhuruesit kinezë përdorin flakadanë, pishtarë dhe fishekzjarrë, për t’u mbrojtur nga kuei apo demonët e natyrës. Edhe fetë japoneze besojnë se ka shumë demonë, përfshi edhe tengu-të e tmerrshëm, frymëra që mbajnë në zotërim njerëzit derisa ndonjë prift t’u nxjerrë syrin e keq.

Midis feve të pashkruara të Azisë, Oqeanisë dhe të tri Amerikave, për krijesat frymore besohet se janë të dobishme apo të dëmshme, sipas rrethanave dhe gjendjes së tyre mbizotëruese. Njerëzit i nderojnë këto frymëra për të larguar gjëmat dhe për të pasur favorin e tyre.

Shtoji gjithë kësaj edhe interesin e përhapur për magjitë dhe spiritizmin dhe të bëhet e qartë se besimi në frymërat e liga ka një histori të gjatë dhe të përhapur. Por, a është e arsyeshme të besojmë se krijesa të tilla ekzistojnë? Por edhe nëse vërtet ekzistojnë, përse Perëndia i lejon ato të ndikojnë në dëm të njeriut?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo