BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/1 f. 3-7
  • A kishte dëborë kur lindi Jezui?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A kishte dëborë kur lindi Jezui?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ç’do të thotë për ata që studiojnë Biblën?
  • Llogaritje të bazuara në Bibël
  • Nga ç’burim?
  • A ka rëndësi?
  • Kur lindi Jezui?
    Zgjohuni!—2008
  • Kur lindi Jezui?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Krishtlindjet​—A janë me të vërtetë të krishtere?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Pse disa nuk i festojnë Krishtlindjet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/1 f. 3-7

A kishte dëborë kur lindi Jezui?

«RRESHJE të dendura dëbore paralizojnë Jeruzalemin» dhe «Rrethimi i dëborës habit veriun». Tituj të tillë në Jerusalem Post ishin një gjë e zakonshme për lexuesit izraelitë në 1992-shin, vit që pati një nga dimrat më të ashpër të këtij shekulli në Izrael.

Në janar, maja e Malit Hermon ishte e mbuluar me 7 deri 12 metra dëborë dhe dimri s’kish mbaruar ende. Nga Lartësitë e Golanit dhe Galileja e Sipërme, poshtë në Jeruzalem dhe në Bethlehemin fqinj, madje edhe në jug deri në Negeb, punët dhe jeta e përditshme e izraelitëve u paralizuan vazhdimisht nga vizitori i hijshëm dhe delikat, por i fuqishëm. Një artikull i Jerusalem Post pohonte: «Rreshjet e djeshme të dendura të dëborës, mundën të bëjnë atë që s’bëri dot javën që shkoi shiu i raketave katjusha, duke mbyllur vendbanimet dhe duke i mbajtur banorët vazhdimisht të kyçur në shtëpitë e tyre.»

Dimri i ashpër nuk shkatërroi vetëm banorët e qyteteve. Raportet flisnin për qindra lopë dhe viça, si dhe për mijëra pula të ngordhura nga të ftohtët, pasi gjatë natës temperaturat binin poshtë pikës së ngrirjes. Por sikur të mos mjaftonte dëbora, një shi i ftohtë dhe i dendur bëri, gjithashtu, viktimat e veta. Një ditë, dy barinj të rinj, me sa duket duke u përpjekur me dëshpërim për të shpëtuar disa prej deleve të tyre që i kishte rrëmbyer vërshimi, u përfshinë edhe ata vetë dhe u mbytën në përrua.

Edhe pse ky nuk ishte një dimër tipik për Lindjen e Mesme, revista izraeliane Eretz raportonte: «Të dhënat meteorologjike që janë mbledhur dhe regjistruar në Izrael në këta 130 vjetët e shkuar, zbulojnë se dëbora në Izrael është shumë më e zakonshme sesa mund të pritet . . . Midis 1949-ës dhe 1980-ës, qyteti i Jeruzalemit ka pasur njëzet e katër dimra me dëborë.» Por, a është kjo një çështje që ka vlera vetëm në fushën meteorologjike dhe njerëzore? Apo ka ndonjë domethënie të veçantë për ata që studiojnë Biblën?

Ç’do të thotë për ata që studiojnë Biblën?

Kur mendojnë mbi lindjen e Jezuit, shumë njerëz imagjinojnë skenën tërheqëse dhe emocionuese të koritës së bagëtive, shpesh e vendosur në periudhën e Krishtlindjeve. Aty rri shtrirë Jezui i vogël, i mbështjellë ngrohtë dhe i ruajtur nga e ëma, me peizazhin përreth të mbuluar lehtë nga dëbora. Por, a përputhet kjo imagjinatë popullore me përshkrimin që i bën Bibla kësaj ngjarjeje historike?

Shkrimtari biblik, Luka, rrëfen një tregim të dokumentuar me kujdes për lindjen e Jezuit: «Në atë vend rrinin barinjtë. Gjatë natës ishin në fushë duke ruajtur kopetë e tyre. Iu afrua engjëlli i Zotit [Jehovait, BR], rreth tyre ndriti drita e pranisë së Zotit [Jehovait, BR] dhe ata u trembën shumë, por engjëlli u tha: ‘Mos kini frikë, sepse po vij te ju për t’ju dhënë një lajm të mirë për të cilin do të gëzohet i tërë populli i Izraelit. Sot në qytetin e Davidit [Bethlehem] ka lindur Shpëtimtari juaj—Mesia, Zoti. Shkoni dhe binduni vetë: ai ndodhet i mbështjellë me rripa stofi dhe i shtrirë në grazhd: nga kjo shenjë do ta njihni!’ Menjëherë, me engjëllin u shfaq një turmë e madhe engjëjsh të tjerë, që lavdëronin Perëndinë dhe brohoritnin: ‘Lavdi Perëndisë në qiell dhe paqe popullit të zgjedhur të tij në tokë.’»​—Luka 2:8-14, ECM.

Nëse do t’ia lexoje këtë tregim një izraeliti të çfarëdoshëm sot dhe ta pyesje se në ç’periudhë të vitit mund të ketë ndodhur kjo, ka të ngjarë të të përgjigjet: «Diku aty midis prillit dhe tetorit.» Përse? Përgjigjja është e thjeshtë. Nga marsi deri në nëntor, në Izrael është stina e ftohtë dhe me shira dhe 25 dhjetori është sigurisht kohë dimri. Barinjtë nuk mund të ishin në fushë duke ruajtur kopetë e tyre gjatë natës. Duke shqyrtuar raportet në fillim të artikullit, mund ta kuptosh mirë përsenë. Bethlehemi, ku lindi Jezui, ndodhet në lartësitë më të mëdha dhe është pak kilometra larg Jeruzalemit. Edhe në ato vite kur klima është më e butë, në dimër atje bën shumë ftohtë gjatë natës.​—Mikea 5:2; Luka 2:15.

Një shikim mbi historinë e kohës së lindjes së Jezuit, hedh dritë mbi faktin se ai nuk ka lindur gjatë dhjetorit me dëborë. E ëma e Jezuit, Marija, edhe pse në një stad të zhvilluar të shtatzënisë, duhej të udhëtonte nga shtëpia e saj në Nazaret deri në Bethlehem. Ajo dhe Jozefi vepronin kështu për të përmbushur kërkesat e regjistrimit të popullsisë të dekretuar nga sundimtari romak, Çesar Augusti. (Luka 2:1-7) Popullsia hebreje, e zemëruar nga sundimi romak dhe sistemi i tij i rëndë i taksave, ishte tashmë në prag të rebelimit. Përse atëherë Roma, pa asnjë arsye, duhej t’i mërziste duke u kërkuar që të udhëtonin për t’u regjistruar gjatë kohës më të vështirë dhe madje më të rrezikshme të dimrit? A nuk është më e arsyeshme që kjo gjë të dekretohej në një stinë të favorshme për udhëtime, si për shembull në pranverë apo në vjeshtë?

Llogaritje të bazuara në Bibël

Dëshmitë historike dhe fizike e skualifikojnë dhjetorin, ose edhe ndonjë muaj tjetër të dimrit, si jo në përputhje me tregimin e lindjes së Jezuit. Për më tepër, me anë të profecisë, Bibla zbulon periudhën e vitit në të cilën lindi Jezui. Ku e bën këtë?

Në librin e Danielit, kreu 9, gjejmë një nga profecitë më të rëndësishme në lidhje me Mesinë. Ajo përshkruan si ardhjen, ashtu edhe vdekjen e tij, me të cilën siguroi sakrificën shpërblerëse për të shlyer mëkatin dhe për të vendosur një bazë që njerëzimi i bindur të merrte «një drejtësi të përjetshme». (Danieli 9:24-27; krahaso Mateun 20:28.) Në përputhje me këtë profeci, e gjithë kjo duhej të ndodhte brenda një periudhe prej 70 javësh vjetore, duke nisur nga viti 455 p.e.s., kur doli urdhri për të rindërtuar Jeruzalemin.a (Nehemia 2:1-11) Nga mënyra e ndarjes së kohës në këtë profeci, mund të kuptojmë se Mesia do të shfaqej në fillim të javës së shtatëdhjetë vjetore. Kjo ndodhi kur Jezui u paraqit për pagëzim në vitin 29 e.s., duke filluar zyrtarisht rolin e tij mesianik. «Në mes të javës», ose mbas tre vjet e gjysmë, Mesia do të pritej në vdekje, duke i dhënë fund, kështu, vlerës së të gjitha sakrificave në besëlidhjen e Ligjit të Moisiut.—Hebrenjve 9:11-15; 10:1-10.

Kjo profeci, pra, zbulon se kohëzgjatja e shërbimit të Jezuit ishte tre vjet e gjysmë. Jezui vdiq ditën e Pashkës, më 14 nisan (sipas kalendarit hebre), në pranverë të vitit 33 e.s. Data ekuivalente për atë vit do të ishte 1 prilli. (Mateu 26:2) Duke numëruar mbrapsht tre vjet e gjysmë, pagëzimi i tij na del në vitin 29 e.s., në fillim të tetorit. Luka na informon se Jezui ishte rreth 30 vjeç kur u pagëzua. (Luka 3:21-23) Kjo do të thotë se edhe lindja e Jezuit ka ndodhur afërsisht në fillim të tetorit. Në përputhje me tregimin e Lukës, barinjtë në atë periudhë të vitit do të ishin ende «gjatë natës . . . në fushë duke ruajtur kopetë e tyre».​—Luka 2:8, ECM.

Nga ç’burim?

Pasi dëshmia tregon fillimin e tetorit si kohë të lindjes të Jezuit, përse ajo festohet më 25 dhjetor? The New Encyclopædia Britannica tregon se ky festim u adoptua shekuj mbas lindjes së Jezuit: «Gjatë shekullit të katërt, festimi i lindjes së Jezuit më 25 dhjetor u adoptua gradualisht nga pjesa më e madhe e kishave lindore. Në Jeruzalem, kundërshtimi ndaj Krishtlindjes vazhdoi më gjatë, por më vonë u pranua.»

Por, përse u pranua kaq lehtë ky zakon prej atyre që e quanin veten të krishterë, shumë shekuj pas Krishtit? The New Encyclopædia Britannica hedh edhe më tej dritë mbi këtë argument: «Zakonet tradicionale në lidhje me Krishtlindjet janë zhvilluar prej burimeve të ndryshme si rezultat i një koincidence mes festimit të lindjes së Jezuit dhe festave pagane bujqësore dhe të diellit, që mbaheshin në mes të dimrit. Në botën romake, Saturnalet (17 dhjetor) ishin një kohë dëfrimi dhe e shkëmbimit të dhuratave. Dita e 25 dhjetorit festohej edhe si dita e lindjes së perëndisë së mistershme iraniane Mithra, Dielli i Drejtësisë.»

A ishte e gjithë kjo me të vërtetë një «koincidencë»? Aspak! Është një fakt historik se në shekullin e katërt, në kohën e perandorit Konstantin, perandoria romake ndryshoi nga persekutuese e krishterimit në mbrojtëse të «krishterimit» si një fe e pranuar. Dora-dorës që pjesa më e madhe e popullsisë, që ishte në errësirë mbi domethënien e vërtetë të krishterimit, adoptonte këtë fe të re, ata filluan t’i kremtonin festat e tyre familjare pagane, duke i veshur me tituj të rinj «të krishterë». Cila datë mund të ishte më e përshtatshme për festimin e lindjes së Jezuit, sesa 25 dhjetori që tashmë ishte e njohur si ditëlindja e «Diellit të Drejtësisë»?

A ka rëndësi?

S’ka dyshim se ithtarët e parë të Jezuit, që ishin hebrenj, nuk e festonin ditëlindjen e tij. Në përputhje me Encyclopaedia Judaica «festimi i ditëlindjeve është i panjohur në zakonet tradicionale të hebrenjve». Të krishterët e parë sigurisht që nuk do ta adoptonin këtë festim. Në vend se të festonin lindjen e tij, ata do të respektonin urdhrin e Jezuit për të përkujtuar vdekjen e tij, për të cilën ata kishin një datë të padiskutueshme, pra, 14 nisanin.​—Luka 22:7, 15, 19, 20; 1. Korintasve 11:23-26.

Shekuj përpara Krishtit, populli hebre, që në atë kohë ishte komb i zgjedhur i Perëndisë, u paralajmërua në mënyrë profetike mbi fundin e mërgimit të tyre të ardhshëm në Babiloni: «Ikni, ikni, dilni andej, mos prekni asgjë të papastër! Dilni nga ambienti i saj, ju që mbani vazot e Zotit [Jehovait, BR].» (Isaia 52:11) Ata duhej të ktheheshin në atdheun e tyre për të rivendosur adhurimin e pastër të Jehovait. Do të ishte e pamendueshme për ta që të adoptonin zakonet e papastra pagane dhe format e adhurimit që kishin parë në Babiloni.

Nuk habitemi, pra, që i njëjti urdhër u përsërit për të krishterët në 2. Korintasve 6:14-18. Në vend të kombit hebre, që nuk e pranoi Krishtin, ithtarët e tij u bënë përfaqësuesit e adhurimit të pastër. Ata kishin përgjegjësinë për të ndihmuar të tjerët që të dilnin nga errësira frymore në dritën e së vërtetës. (1. Pjetrit 2:9, 10) Si do të mund ta bënin këtë nëse do t’i përzienin mësimet e Krishtit me zakonet dhe festat me origjinë pagane?

Sado që t’u përshtatet shijeve të shumicës, festimi i «Krishtlindjeve të Bardha» do të thotë «prekje e gjësë së papastër». (2. Korintasve 6:17, BR) Kush e do me të vërtetë Perëndinë dhe Krishtin duhet t’i shmangë ato.

Përveç faktit se origjina e tyre është në festa pagane, kemi parë edhe se Krishtlindjet nuk përfaqësojnë të vërtetën, sepse Jezui lindi në tetor. Po, pavarësisht nga skenat që mund të sjellë në mendjen e dikujt, kur Jezui lindi nuk kishte dëborë.

[Shënimi]

a Për një trajtim më të plotë të kësaj profecie, shiko broshurën A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?, faqe 26, botuar prej Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

[Figura në faqen 4]

Jeruzalemi i mbuluar nga dëbora, pamje nga lindja

[Burimi]

Garo Nalbandian

[Figura në faqen 6]

Dëborë përgjatë mureve të Jeruzalemit

[Figura në faqen 7]

Vetëm në stinën e ngrohtë barinjtë mund të rrinë natën me tufat e tyre nëpër shpatet shkëmbore, siç duket edhe më poshtë

[Burimi]

Garo Nalbandian

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo