BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/3 f. 32
  • Si një pemë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si një pemë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/3 f. 32

Si një pemë

«BUDALLENJ si unë kanë shkruar shumë poema, por vetëm Perëndia mund të bëjë një pemë.» Duke nxjerrë në pah shumë veti të pemëve, poeti Joyce Kilmer në këtë mënyrë i dha Perëndisë nderin për krijimin e tyre.

Perëndia Jehova ka bërë pemë të llojeve të ndryshme, të mrekullueshme dhe të dobishme. Xhuxhe apo gjigante, ato janë aq të mrekullueshme, saqë nuk mund të përshkruhet. Përveç kësaj, pemët sigurojnë ushqim, lëndë djegëse dhe strehim. Dhe disenjatorët vazhdojnë të gjejnë mënyra të reja për përdorimin e drurit.

Në Bibël, pemët janë përdorur ndonjëherë në mënyrë figurative, për të paraqitur mbretëri, qeveritarë apo individë të veçantë. (Ezekieli 31:1-18; Danieli 4:10-26) Pemët janë përmendur në lidhje me kushtet gazmore, paqësore dhe të frytshme, që do të jenë rezultat i mbretërimit të Jehovait dhe i përtëritjes së popullit të tij. (1. Kronikat 16:33, Isaia 55:12; Ezekieli 34:27; 36:30) Shkrimet gjithashtu premtojnë, se ditët e popullit të Perëndisë do të jenë si këto pemë. (Isaia 65:22) Kjo ka një domethënie të madhe, kur kuptojmë se disa pemë jetojnë me shekuj.

Një psalmist i Biblës tha se njeriu i cili gjen kënaqësi në ligjin e Perëndisë «do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frutin e saj në stinën e saj dhe gjethet e së cilës nuk fishken, dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi». Një pemë e zhvilluar, e mbjellë pranë një burimi të pasur me ujë, i solli ndër mend psalmistit lulëzimin frymor që gëzojnë ata që «kënaqen në ligjin e Jehovait». (Psalmi 1:1-3, BR) Në qoftë se gjen kënaqësi të vërtetë nën ligjin e Perëndisë dhe në Fjalën e Shenjtë, ditët e tua mund të bëhen si njëra nga këto pemë. Në fakt, duke vepruar në harmoni me njohurinë e saktë të Perëndisë Jehova dhe Jezu Krishtit, ti mund të kesh shpresën e jetës së përhershme.​—Gjoni 17:3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo