BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/3 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Melkisedeku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Prift përgjithmonë sipas mënyrës së Melkisedekut»
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • Libri biblik numër 58​—Hebrenjve
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/3 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Pasi prifti i lashtësisë i quajtur Melkicedek ishte një njeri i vërtetë, përse Bibla thotë se ai ishte «pa gjenealogji»?

Kjo deklaratë gjendet në Hebrenjve 7:3. Shiko vargun në kontekstin e tij:

«Melkizedeku​—mbret i Salemit, Prift i Hyut të Tejetlartë, i doli para në takim Abrahamit, që po kthehej nga luftimi pasi i shfarosi mbretërit, dhe e bekoi. Këtij Abrahami i dha të dhjetën e të gjithave. Emri i tij në përkthim do të thotë më së pari: ‘Mbreti i Drejtësisë’ dhe pastaj edhe: ‘Mbreti i Salemit» d.m.th. ‘Mbreti i Paqes’. Ky është i pa baba, i pa nënë, pa brezni; s’ ka as fillim as mbarim të jetës​—pra, i ngjashëm me Birin e Hyut—​mbetet prift për amshim.»​—Hebrenjve 7:1-3.

Siç përmendet, Melkicedeku ishte një njeri i vërtetë, aq i vërtetë sa edhe Abrahami, me të cilin ai kishte marrëdhënie direkte. (Zanafilla 14:17-20, Hebrenjve 7:4-10) Duke qenë kështu, Melkicedeku duhej të ketë pasur prindër, babanë dhe nënën, dhe mund të ketë pasur edhe pasardhës. Kështu, si një njeri ai kishte një gjenealogji apo një trung gjenealogjik. Jeta e tij fizike kishte gjithashtu një fund. Dikur Melkicedeku ka vdekur, në përputhje me deklaratën e apostullit Pavël, në Romakëve 5:12, 14. Por, pasi ne nuk e dimë kur Melkicedeku ka vdekur, dhe kështu edhe kur ka pushuar së shërbyeri si prift, në këtë aspekt ai shërbeu pa një përfundim të njohur. Në Hebrenjve, Pavli bëri disa komente rreth Melkicedekut kur shqyrtoi rolin e Jezu Krishtit si Kryeprifti Më i Lartë. Duke iu referuar Melkicedekut si një tip apo model i Jezuit në këtë rol priftëror, Pavli tha: «Jezui . . . u bë Kryeprifti i amshuar sipas mënyrës së Melkicedekut.» (Hebrenjve 6:20) Në ç’kuptim?

Pavli duhet ta ketë kuptuar se të dhënat e Biblës nuk japin hollësira për linjën familjare të Melkicedekut​—për paraardhësit e tij, apo për ndonjë pasardhës të mundshëm. Ky informacion nuk përmendet fare në tregimin e Biblës. Duke u nisur nga pikëpamja e asaj që njihte Pavli ose që njohim ne, me të drejtë mund të themi se Melkicedeku ishte «pa gjenealogji». (New World Translation of the Holy Scriptures; American Standard Version) Parafrazimi Bibla, Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re thotë: «Prindërit dhe gjenealogjia e tij nuk njihen, dhe periudha e jetës së tij nuk ka as fillim dhe as mbarim.»

Në ç’drejtim Jezui ngjante me të? Në të vërtetë, ne e dimë se Ati i Jezuit ishte Perëndia Jehova dhe nëna e tij njerëzore ishte Marija e fisit të Judës. Akoma ekziston një ngjashmëri midis Melkicedekut dhe Jezuit. Cila është? Jezui nuk ka lindur në fisin e Levit, fisi i priftërinjve në kombin e Izraelit. Jo, Jezui nuk u bë një prift përmes gjenealogjisë njerëzore. As Melkicedeku, i cili nuk u bë prift «në bazë të rregullores së Ligjit, të trashëgimisë trupore, por në fuqi të jetës së pashkatërrueshme», nuk lindi brenda një fisi apo familjeje priftërinjsh. (Hebrenjve 7:15, 16) Në vend se të bëhej një prift përmes një babai njerëzor, i cili kish qenë vetë një prift, Jezui «u shpall nga Perëndia, Kryeprift në mënyrë të Melkicedekut».​—Hebrenjve 5:10.

Përveç kësaj, Jezui nuk kishte ndonjë pasardhës apo paraardhës në priftërimin e tij. Në këtë aspekt, gjithashtu, ai ishte pa gjenealogji. Ai do të vazhdojë përjetësisht shërbimin e tij priftëror si një mësues i dobishëm. Pavli komentoi mbi këtë shërbim të përjetshëm duke thënë:

«Jezui mbasi mbetet përgjithmonë, ka priftërinë që nuk kalon kurrë. Këtej ai mund t’i shëlbojë plotësisht ata që nëpër Të i afrohen Hyut​—sepse gjithmonë jeton për të ndërmjetësuar për ta.»​—Hebrenjve 7:24, 25.

Shqyrtimi që u kemi bërë fjalëve të Pavlit në Hebrenjve 7:3 duhet të jetë më shumë se thjesht grumbullim i njohurisë në mendjet tona. Ajo duhet të përforcojë vlerësimin tonë për parapërgatitjen e dashur që Perëndia Jehova ka bërë për ne, që të na sigurojë përgjithmonë faljen e mëkateve dhe për mënyrën që na ka ofruar për t’i kërkuar ndihmë dhe udhëheqje të përhershme.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo