Të krishterët e zellshëm të Britanisë
Sipas revistës The Economist, më pak se 10 për qind e popullsisë së Britanisë janë vazhdimisht të krishterë të zellshëm. Në një të diel të zakonshme, më pak se katër milion njerëz ndjekin shërbesat kishtare. Nga këta, vetëm 1.1 milion janë anglikanë. Megjithatë, në kundërshtim me përhapjen e madhe të agnosticizmit, Kisha e Anglisë vazhdon të ushtrojë rolin e saj si fe shtetërore. «Për shumë vjet Britania nuk ka qenë një shoqëri e krishterë, por refuzon të pranojë agnosticizmin, kryesisht për shkaqe nostalgjie»,—deklaron e njëjta revistë. S’është aspak për t’u çuditur se përse politikanët dhe gazetarët bashkëkohorë kërkojnë heqjen e rolit të kishës, duke i dhënë fund binomit Kishë-Shtet.
«Një botë që është vërtet shekullore, që shpall hapur se është e krishterë, është më e keqja e botëve»,—ankohet Walter Bagehot, redaktori i revitës The Economist, në shekullin e 19-të. Në shekullin e parë të e.s., Jezu Krishti tha se dishepujt e tij nuk «ishin pjesë e botës, ashtu si edhe ai nuk ishte pjesë e botës». (Gjoni 17:16, BR) Megjithatë, ai i dërgoi ata në botë për të predikuar për Mbretërinë e Perëndisë. Në të njëjtën mënyrë, sot, Dëshmitarët e Jehovait janë të mirënjohur në mbarë botën për predikimin e tyre të zellshëm «publikisht dhe nga shtëpia në shtëpi».—Veprat 20:20, BR.
Në Britani, të 126.173 Dëshmitarët janë më pak në numër nëse i krahasojmë me Anglikanët. Megjithatë, ata dedikojnë rreth 20 orë në muaj për të marrë pjesë në mbledhjet e krishtere. Përveç kësaj, gjatë vitit 1992, çdo Dëshmitar ka dedikuar mesatarisht 16 orë më shumë në muaj, duke u shpallur të tjerëve lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë, qeverinë që së shpejti do të vendosë një botë të re të drejtë. (Mateu 24:14; 2. Pjetrit 3:13) Herën e ardhshme që Dëshmitarët e Jehovait do të vizitojnë shtëpinë tënde, përse të mos e dëgjosh mesazhin që i dallon ata, për të kuptuar se ç’gjë e nxit zellin e tyre?