BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/3 f. 30-31
  • A e përdornin emrin e Perëndisë të krishterët e parë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e përdornin emrin e Perëndisë të krishterët e parë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/3 f. 30-31

A e përdornin emrin e Perëndisë të krishterët e parë?

EMRI i Perëndisë shfaqet me mijëra herë në Shkrimet Hebreje, ku prezantohet me katër bashkëtingëlloret יהוה (tetragrami YHWH). Zbulimet arkeologjike të bëjnë të mendosh se në Izraelin e paramërgimit, para vitit 607 p.e.s., emri ishte në përdorimin e zakonshëm dhe në librat e pasmërgimit të shkruar nga Ezdra, Nehemija, Danieli dhe Malakija ai shfaqet vazhdimisht. Por gradualisht, ndërkohë që afrohej koha e ardhjes së Mesisë, hebrenjtë u bënë kundërshtues bestytnorë të përdorimit të emrit.

A e përdornin dishepujt e Jezuit emrin e Perëndisë (zakonisht të përkthyer në shqip «Jehova» ose «Jahve»)? Provat thonë po. Jezui i mësoi ithtarët e tij t’i luteshin Perëndisë: «U shenjtëroftë emri yt.» (Mateu 6:9, BR) Dhe në fund të shërbimit të tij tokësor, ai vetë iu lut Atit të vet qiellor: «Ua kam bërë të njohur emrin tënd njerëzve që ti m’i dhe nga bota.» (Gjoni 17:6, BR) Përveç kësaj, kopjet e hershme të Septuagintës, përkthimi grek i Shkrimeve Hebreje i përdorur nga dishepujt e Jezuit, e përmban emrin e Perëndisë në formën e tetragramatonit hebre.

Ç’mund të themi për Ungjijtë dhe për pjesën tjetër të Shkrimeve të Krishtere Greke (për «Besëlidhjen e Re»)? Është arsyetuar se meqë emri i Perëndisë shfaqej në Septuagintë, ai duhej të shfaqej edhe në kopjet e hershme të Shkrimeve të Krishtere Greke, të paktën atje ku ishte cituar Septuaginta. Prandaj, emri i Jehovait shfaqet më shumë se 200 herë në Përkthimin e Botës së Re të Shkrimeve të Krishtere Greke. Disa e kanë kritikuar një gjë të tillë si të pajustifikueshme. Megjithatë, duket se për këtë Përkthimi i Botës së Re ka mbështetjen e një burimi të padyshueshëm: Talmudit babilonas.

Pjesa e parë e kësaj vepre fetare judaike është titulluar Shabbath (Sabati) dhe përmban një kod të pafundëm rregullash me anë të të cilave vendosej se si mund të veprohej në Sabat. Në një pikë, u diskutua se a ishte e drejtë të shpëtoheshin dorëshkrimet e Biblës nga zjarri në ditën e Sabatit, pasi thuhet: «Në tekst është thënë: ‘Hapësirat boshe [gil·yoh·nim’] dhe Librat e Minimit, nuk duhet t’i shpëtojmë nga zjarri. R. [Rabi] Joze thotë: ‘Gjatë ditëve të javës duhet të priten Emrat Hyjnorë, të fshihen dhe pjesa tjetër të digjet. R. [Rabi] Tarfon thotë: ‘Varrofsha tim bir nëse nuk djeg dorëshkrimet bashkë me Emrat e tyre Hyjnorë po të më vijnë në dorë.»​—Përkthyer në anglisht nga dr. H. Fridman.

Kush ishin mi·nim’-ët? Fjala do të thotë «sektar» dhe mund t’u referohej saducenjve apo samaritanasve. Por, sipas dr. Fridman është shumë e mundshme që në këtë pjesë të tregojë të krishterët judaikë. Atëherë çfarë ishin gil·yoh·nim’-ët, përkthyer sipas dr. Fridman «hapësirat boshe»? Ekzistojnë dy kuptime të mundshme. Mund të jenë anët bosh të një rrotulle letre apo edhe të një rrotulle bosh. Ose​—duke e zbatuar termin me ironi—​mund të jenë shkrimet e mi·nim’-it, si për të thënë se vlenin sa një rrotull letre bosh. Në disa fjalorë kuptimi i dytë është dhënë si «Ungjijtë». Në harmoni me këtë, fraza e shfaqur në Talmud para pjesës së cituar thotë: «Librat e Minimit janë si hapësira boshe [gil·yoh·nim’].»

Kështu, në librin Who Was a Jew? nga Laurenc H. Shifman, pjesa e Talmudit e cituar më lart përkthehet kështu: «Nuk shpëtojmë nga zjarri (në Sabat) Ungjijtë dhe librat e minimit (‘heretikë’). Më saktë, do të digjen aty ku ndodhen ato dhe tetragramatonët e tyre. Rabi Joze Ha-Gelili thotë: «Gjatë javës duhet të presim tetragramatonët e tyre, t’i fshehim dhe pjesën e mbetur ta djegim. Rabi Tarfon thotë: «Varrofsha fëmijët! Nëse (këto libra) më vijnë në dorë do t’i djeg bashkë me tetragramatonët e tyre.» Dr. Shifman vazhdon të argumentojë se mi·nim’-ët janë të krishterët judenj.

A i referohet me të vërtetë të krishterëve të parë judenj kjo pjesë e Talmudit? Nëse është kështu, atëherë është një provë e qartë se të krishterët e përfshinin emrin e Perëndisë, tetragramatonët, në Ungjijtë dhe shkrimet e tyre. Dhe është shumë e mundur se këtu Talmudi i referohet të krishterëve hebrenj. Në këtë pikëpamje është një hamendje dhe në Talmud konteksti duket se jep mbështetje të mëtejshme. Në pjesën e mëposhtme, citimi i mësipërm tregon një histori në lidhje me Gamalielin dhe një gjykatës të krishterë, ku përmendet tërthorazi Predikimi në Mal.

Vetëm më vonë, kur krishterimi apostat devijoi nga mësimet e thjeshta të Jezuit, emri i Perëndisë nuk u përdor më nga të vetëquajturit të krishterë dhe madje u hoq nga kopjet e përkthimit Septuaginta, nga Ungjijtë dhe nga librat e tjerë biblikë.

[Figura në faqen 31]

Në ditët e Jezuit, emri i Perëndisë shfaqej në përkthimin «Septuagint»

[Burimi]

Israel Antiquities Authority

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo