BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/11 f. 32
  • A mund t’i besosh Biblës?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund t’i besosh Biblës?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/11 f. 32

A mund t’i besosh Biblës?

NËSE merr në dorë një Bibël, a do të prisje që të gjeje një monedhë? Ç’mund të themi për këtë monedhë të lashtë të argjendtë?

Shumica mendon se Bibla është një libër i vjetër, që ofron tregime të çuditshme dhe një moral të admirueshëm. Megjithatë, ata nuk besojnë se ato çka tregon Bibla janë histori të sakta, kështu që e mohojnë atë si Fjalë të Perëndisë. Megjithatë, gjendet një dëshmi e mjaftueshme që vërteton saktësinë e Biblës. Kjo monedhë (e zmadhuar në foto) është një shembull i mirë. Çfarë thotë ky shkrim?

Monedha është prodhuar në Tarsë, një qytet në pjesën jug-lindore të Turqisë së sotme. Monedha ishte prodhuar gjatë sundimit të guvernatorit persian Mazaeus, në shekullin IV p.e.s. Ajo e identifikon atë si guvernator të provincës «Përtej Lumit», d.m.th. lumit Eufrat.

Por ç’gjë interesante përmban kjo frazë? Gjëja interesante është se të njëjtin tregim do ta gjesh edhe në Biblën tënde. Ezdra 5:6-6:13, përmend letërkëmbimin në mes të mbretit persian Darit dhe një guvernatori të quajtur Tatenai. Bëhej fjalë për ndërtimin e tempullit nga hebrenjtë në Jeruzalem. Ezdra ishte një kopist i shkathët i Ligjit të Perëndisë dhe mund të presësh që të jetë i saktë dhe i përpiktë në atë që shkroi. Në Ezdra 5:6 dhe 6:13, mund të shohësh se ai e quajti Tatenain «guvernatori përtej Lumit».

Ezdra e shkroi këtë rreth vitit 460 p.e.s., gati 100 vjet para se të pritej kjo monedhë. Por është e vërtetë se dikush mund të mendojë se titulli i një nëpunësi të lashtë është një hollësi e vogël. Por, nëse mund të besosh tek shkrimtarët e Biblës madje edhe në hollësi të tilla të vogla, a nuk do rritet më shumë besimi yt në gjithçka tjetër që ata kanë shkruar?

Në dy artikujt e parë të këtij botimi, do të gjesh arsye plotësuese për një besim të tillë.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Collection of Israel Dept. of Antiquities Exhibited & photographed Israel Museum

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo