BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/11 f. 3-4
  • Sa e saktë është historia e Biblës?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sa e saktë është historia e Biblës?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dëshmi të saktësisë
  • Udhëtimi nëpër det i Lukës
  • «Folën me guxim e me autoritetin që u kishte dhënë Jehovai»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Një shembull i frymëzuar i veprës misionare të krishterë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • «Asnjë nga ju nuk do të vdesë»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • «Biri im i dashur dhe i besueshëm në Zotërinë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/11 f. 3-4

Sa e saktë është historia e Biblës?

«THEM të vërtetën, nuk gënjej»,—i deklaroi një shkrimtar i Biblës mikut të vet të ri. (1. Timoteut 2:7, NW) Shprehje si kjo, të gjendura të letrat e Pavlit, paraqesin një sfidë për kritikët e Biblës.a Mbi 1.900 vjet kanë kaluar që kur janë shkruar letrat e Pavlit. Mbas gjithë kësaj kohe askush s’ka dalë vullnetar dhe në mënyrë të suksesshme të provojë një pikë të vetme pasaktësie në letrat e tij.

Gjithashtu, një tjetër shkrimtar i Biblës Luka, shprehu interes për saktësinë. Ai regjistroi një përshkrim të jetës dhe shërbimit të Jezuit që pasohej nga një tregim tjetër i quajtur Veprat e Apostujve. «Kam ndjekur të gjitha gjërat që nga fillimi me saktësi»,—shkroi Luka.​—Luka 1:3, NW.

Dëshmi të saktësisë

Kritikët e Biblës të fillimit të shekullit të 19-të vunë në dyshim saktësinë historike të Lukës. Përveç kësaj, ata pretendonin se historia e shkruar në Veprat ishte shpikur nga mesi i shekullit të dytë. Arkeologu anglez William Mitchel Ramsay ishte njëri nga ata që besonin në këtë gjë. Por, pas një shqyrtimi të emrave dhe vendeve të përmendur nga Luka, ai pranoi: «Pak nga pak u binda se në hollësi të ndryshme tregimi vë në dukje të vërteta të mrekullueshme.»

Kur Ramsay shkroi këto fjalë, një çështje në lidhje me saktësinë e Lukës qëndronte e pazgjidhur. Kishte të bënte me lidhjet e afërta të qyteteve Ikoni, Listër dhe Derbë. Luka lë të kuptohet se Ikonia ishte e ndarë nga Listra dhe Derba, duke i quajtur më vonë si «qytete të Likonisë». (Veprat 14:6) Megjithatë, harta tregon se Listra ishte më afër Likonisë, se Derbës. Disa historianë të lashtë e përshkruanin Ikoninë si pjesë të Likonisë; kështu ata dyshonin tek Luka pasi nuk kishte vepruar edhe ai ashtu.

Në 1910-ën, Ramsay zbuloi një monument në rrënojat e Ikonisë që tregonte se gjuha e folur e këtij qyteti ishte frigjiane dhe jo likaoniane. «Një numër i madh i shkrimeve të tjera nga Ikonia dhe rrethinat e saj vërtetojnë faktin se në profilin etnik qyteti mund të quhet frigjian»,—tha doktor Merril Unger në librin e tij Archaeology and the New Testament. Në të vërtetë, Ikonia në ditët e Pavlit mund të quhej Frigjia si për nga kultura ashtu edhe për nga ndarja prej «qyteteve të Likonisë», ku njerëzit flisnin «në gjuhën e Likonisë».​—Veprat 14:6.

Kritikët e Biblës vinin, gjithashtu, në dyshim përdorimin prej Lukës të termit «politark» për sundimtarët e qytetit të Selanikut. (Veprat 17:6, shënimi) Kjo fjalë ishte e panjohur në letërsinë greke. Më pas, ishte zbuluar një hark në qytetin e lashtë që përmbante emrat e sundimtarëve të quajtur «politarkë»—pikërisht fjala e përdorur nga Luka. «Saktësia e Lukës ështe vërtetuar nga përdorimi i këtij termi»,—shpjegon W. E. Vine në librin e tij Expository of Old and New Testament Words.

Udhëtimi nëpër det i Lukës

Ekspertë të detarisë kanë shqyrtuar hollësitë e fundosjes së anijes, të përshkruara në kapitulli 27 të Veprave. Sipas Lukës, anija e madhe në të cilën ai dhe Pavli lundronin ishte përfshirë nga një stuhi verilindore afër ishullit të vogël Kauda dhe detarët ishin frikësuar nga mendimi se mund të ishin shtyrë drejt ndonjë bregu rëre të rrezikshëm, në veri përgjatë bregdetit afrikan. (Veprat 27:14, 17, shënimi) Me shkathtësi detarësh, ata ia dolën mbanë të drejtonin anijen larg nga Afrika në drejtimin perëndimor. Stuhia vazhdonte të frynte vazhdimisht dhe përfundimisht anija ndeshi në cektirën e ishullit të Maltës, pasi kishte përshkruar një largësi rreth 540 miljesh. Ekspertët detarë llogaritën se për një anije të madhe që lundron në stuhi, për të përshkuar këtë largësi duhen më tepër se 13 ditë. Llogaritjet e tyre janë në përputhje me përshkrimin e Lukës i cili bën të ditur se fundosja e anijes ndodhi në ditën e 14-të. (Veprat 27:27, 33, 39, 41) Pas shqyrtimit të të gjitha hollësive të udhëtimit të Lukës me det, pronari i një jahti i quajtur James Smith nxjerr si përfundim: «Është një tregim me ngjarje të vërteta, të shkruara nga dikush që personalisht ka qenë i angazhuar në to . . . Askush që nuk është detar nuk mund të bëjë një përshkrim të udhëtimit nëpër det kaq të qëndrueshëm në të gjitha pjesët e tij, po të mos e kishte parë me sytë e vet.»

Për shkak të zbulimeve të tilla, disa teologë janë gati për të mbrojtur saktësinë historike të Shkrimeve Greke të Krishtere. Por ç’mund të themi për tregimet e hershme të gjetura në Shkrimet Hebreje? Shumë klerikë anojnë nga psikologjia moderne dhe deklarojnë se janë veçse legjenda. Megjithatë, disa hollësi të historive të lashta biblike, gjithashtu janë vërtetuar duke shqetësuar klerikët. Le të konsiderojmë, për shembull, zbulimin e Perandorisë Asiriane, e harruar për një kohë të gjatë.

[Shënimi]

a Shiko edhe Romakëve 9:1; 2. Korintasve 11:31; Galatasve 1:20.

[Harta në faqen 3]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

FRIGJI

LIKONI

Ikoni

Listër

Derbë

DETI MESDHE

QIPRO

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo