BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/9 f. 3-4
  • Pagëzoni! Pagëzoni! Pagëzoni! Po përse?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pagëzoni! Pagëzoni! Pagëzoni! Po përse?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Material i ngjashëm
  • Domethënia e pagëzimit tënd
    Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
  • Përse të pagëzohemi?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Pagëzimi
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/9 f. 3-4

Pagëzoni! Pagëzoni! Pagëzoni! Po përse?

«NË PAK muaj kam pagëzuar më shumë se dhjetë mijë burra, gra dhe fëmijë.» Kështu shkruante misionari jezuit Francis Xavier, për punën e tij në mbretërinë e Travancores, Indi. «Shkova fshat më fshat dhe i bëra të krishterë. Dhe sa herë që shkova lashë prapa nga një kopje të lutjeve dhe urdhërimeve tona në gjuhën e vendit.»

I prekur thellësisht prej letrave të Francis Xavier, Mbreti Gjon i Portugalisë urdhëroi që ato të lexoheshin me zë të lartë në çdo katedër priftërore në mbarë mbretërinë e tij. U vendos që letra e lartpërmendur e janarit 1545 të botohej. Dhe rezultati? «Pak kohë më vonë, gjysma e studentëve të Evropës ‘në gjunjë dhe duke qarë me lot të nxehtë’, kërkonin të shkonin në Indi dhe të kthenin paganët»,—shkruan Manfred Barthel në librin e tij The Jesuits​—History & Legend of the Society of Jesus. Ai shton: «Ideja se për të kthyer një mbretëri të tërë mjaftonin nja dy enë me ujë të bekuar dhe një çantë me trakte, nuk u duk se lulëzoi shumë në atë kohë.»

Çfarë u arrit në të vërtetë prej atyre kthimeve në masë? Jezuiti Nicolas Lancilloto, i raportoi në mënyrë realiste Romës: «Shumica e të pagëzuarve e bëjnë këtë për qëllime të tjera. Skllevërit e arabëve dhe të hindusve shpresojnë që në këtë mënyrë të arrijnë lirinë apo të kenë mbrojtje prej angarive të pronarëve apo thjesht për të pasur një veshje apo një çallmë të re. Shumëkush e bën për t’i shpëtuar ndonjë ndëshkimi. . . . Kushdo që niset prej bindjeve të veta për të kërkuar shpëtimin në mësimet tona konsiderohet i çmendur. Shumë veta e mohojnë fenë dhe u kthehen sërish praktikave të tyre të mëparshme pagane, jo gjatë pas pagëzimit.»

Dëshira për të kthyer në fe dhe për të pagëzuar paganët gjendej edhe ndër eksploratorët evropianë të asaj kohe. Thuhet se Kristofor Kolombi i pagëzoi «indianët» e parë që hasi në Karaibe. «Politika zyrtare e Kurorës së Spanjës i jepte përparësi kthimit të fesë së popullsisë vendase,—thotë The Oxford Illustrated History of Christianity.—Nga fundi i shekullit XVI, të 7.000.000 indianët e perandorisë spanjolle ishin, të paktën nga emri, të krishterë. Aty ku ekzistojnë statistika të kthimeve (Pedro de Gante, i afërm i perandorit Karli V, që ishte bashkuar me misionarët, thotë se ka pagëzuar në një ditë 14.000 njerëz vetëm me ndihmën e një shoku) është e dukshme se nuk ka qenë e mundur dhënia e ndonjë udhëzimi serioz paraprak.» Shpesh, këto kthime sipërfaqësore u shoqëruan nga një trajtim i egër, brutal dhe shtypës ndaj vendasve.

Rëndësia që iu dha pagëzimit shërbeu si nxitje për këta eksplorues dhe misionarë. Në 1439, Papa Eugjeni IV nxori një dekret në Këshillin e Firences, që thoshte: «Pagëzimi zë vendin e parë midis kungatave, sepse është dera e jetës së krishterë, nëpërmjet tij bëhemi pjesëtarë të Krishtit dhe përfshihemi në trupin e Kishës. Dhe pasi mbi të gjithë ne ka pllakosur vdekja, për shkak të njeriut të parë, sipas fjalës të së vërtetës (Gj. 3, 5), ne nuk mund të hyjmë në mbretërinë e qiejve nëse nuk kemi rilindur prej ujit dhe Frymës.»​—Alfred Läpple, Dokumente të fesë katolike (Documenti della fede cattolica), përkth. Benedettine di Rosano, Cittadella Editrice, Assisi, faq. 115-115.

Por, lindi një mosmarrëveshje mbi faktin se cili pagëzim ishte i vlefshëm. Një enciklopedi vëren: «Pasi ishte edhe riti kryesor për të hyrë në bashkësinë e kishës, shumë kisha rivale filluan ta quanin pagëzimin si të drejtën e tyre të veçantë, të quanin vetveten ortodokse dhe akuzonin të tjerat për herezi dhe përçarje. Modifikimet e riteve të pagëzimit u bënë të pashmangshme për shkak të sekteve të ndryshme.»​—The Encyclopedia of Religion.

Megjithatë, praktikimi i pagëzimit daton më parë se feja e krishterë. Ai praktikohej edhe në Babiloninë dhe Egjiptin e lashtë, ku mendohej se ujërat e ftohta të Nilit të jepnin forcë dhe pavdekshmëri. Edhe grekët besonin, gjithashtu, se pagëzimi mund të sillte rigjallërim dhe t’u jepte pavdekshmërinë fillestarëve. Sekti i hebrenjve Qumran, e praktikon pagëzimin për të hyrë në bashkësinë e tyre. Prej paganëve që bëhen hebrenj kërkohet që të rrethpriten dhe shtatë ditë më vonë të pagëzohen përpara dëshmitarëve, duke u zhytur.

Është e dukshme, pra, se gjatë shekujve pagëzimit i është dhënë një rëndësi e madhe. Por, ç’mund të themi për sot? A është i nevojshëm pagëzimi në këto kohë moderne? Nëse po, përse? Me fjalë të tjera, pra, a duhet të pagëzohemi?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo