BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/8 f. 31-32
  • I shpërblyer me «kurorën e jetës»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • I shpërblyer me «kurorën e jetës»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/8 f. 31-32

I shpërblyer me «kurorën e jetës»

ENGJËLLIT të kongregacionit të Smirnës, apostullit Gjon iu tha t’i shkruante: «Tregohu besnik deri në vdekje dhe do të ta jap kurorën e jetës.» (Zbulesa 2:8, 10, NW) Prandaj, njoftimi i këtushëm është sa i trishtueshëm, aq edhe i gëzueshëm: Frederick William Franz, kryetar i Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania dhe i Wotchtower Bible and Tract Society of New York, Inc., si dhe i disa enteve të tjera teokratike, e përfundoi jetën e tij tokësore mëngjesin e 22 dhjetorit 1992.

Është një lajmërim i trishtuar për sa i takon fundit të aktivitetit tokësor të një shërbëtori të Jehovait shumë të dashur dhe veçanërisht besnik. Por, në të njëjtën kohë është edhe një lajmërim i gëzuar, pasi për vëllain tonë të dashur Franc, tani zbatohen fjalët e Zbulesës 14:13: «Të lumtur janë të vdekurit që tani e tutje vdesin në bashkësi me Zotërinë. Po, thotë fryma, le të shplodhen prej lodhjeve të tyre, sepse gjërat që ata bënë shkojnë menjëherë me ta.» (NW) Vëlla Franci ishte i thjeshtë dhe i përulur, një shërbëtor mjaft punëtor dhe me shumë prodhimtari, që Perëndia Jehova e përdori fuqishëm si një pjesëtar të «skllavit besnik e të matur», për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit frymor për «njerëzit e shtëpisë» dhe shokët e tyre.​—Mateu 24:45-47, NW.

Vëlla Franci lindi më 12 shtator 1893, në Covington, Kentaki (SH.B.A.). Ra në kontakt me të vërtetën nëpërmjet vëllait të tij më të madh. Në atë kohë ai frekuentonte Universitetin e Sinsinatit dhe përgatitej të bëhej një shërbëtor presbiterian. Në vend të kësaj, u nda nga Kisha Presbiteriane dhe u bashkua me Studentët e Biblës, siç quheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait. U pagëzua më 30 nëntor 1913 dhe një vit më vonë e la universitetin dhe filloi veprën e përhapësit (pionierit). Më 1 qershor 1920 u bë pjesëtar i familjes Bethel në Bruklin. Pak kohë më vonë, u ngarkua për të drejtuar repartin e pionierëve dhe në 1926-n u transferua në departamentin e shkrimeve, ku shërbeu me mjaft prodhimtari. Në 1945 u bë zv/kryetar i Shoqatës Watch Tower dhe i enteve të tjera të bashkëngjitura. Në 1977, pas vdekjes së kryetarit të atëhershëm Nathan H. Knorr, ai u bë kryetar i Shoqatës Watch Tower. Në këtë detyrë ai shërbeu deri në vdekje. Gjatë jetës së vet, pa të rritej numrin e Dëshmitarëve të Jehovait nga disa mijëra në gati katër milion e gjysmë. Pati privilegje të shumta shërbimi, si fjalime në kongrese ndërkombëtare dhe vizita nëpër filiale dhe shtëpitë misionare në shumë pjesë të botës. Biografia e tij është botuar në Kulla e Rojës, 1 maj 1987 (angl.).

Në mbrëmjen e së hënës, 22 dhjetor 1992, në Sallën e Mbretërisë të Bethelit në Bruklin, u mbajt një ceremoni përkujtimore. Vëlla Albert D. Schroeder, i Trupit Udhëheqës, mbajti një fjalim mjaft prekës dhe ndërtues nga ana frymore. Ishin të lidhura me telefon edhe familjet Bethel të Fermave Watchtower, Patterson, Mountain Farm dhe Kingdom Farm, si edhe familja Bethel e Kanadasë.

Të gjithë, por veçanërisht ata që punuan afër tij, do ta ndiejnë shumë mungesën e vëlla Francit. Ai ishte i kuptueshëm, inkurajues dhe i qetë me këdo që shërbeu apo udhëtoi. Vërtet, shokët e tij të besimit do t’i përgjigjen atij në frymën e Hebrenjve 13:7: «Kujtojini ata që marrin direktivën mes jush, ata që ju kanë shpallur fjalën e Perëndisë dhe ndërsa soditni se si mbaron sjellja e tyre, imitoni besimin e tyre.»​—Hebrenjve 13:7, NW.

Më 30 dhjetor 1992, vëlla Milton G. Henschel u zgjodh si kryetari i pestë i Shoqatës, për të zëvendësuar vëlla Francin.

[Figurat në faqen 31]

Frederick W. Franz, në 1913-n

Në tipografinë e Shoqatës në Myrtle Avenue, në 1920

Me Nathan H. Knorr në stadiumin «Yankee», në 1953

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo