BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/6 f. 3-4
  • Ç’është në të vërtetë Ungjilli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’është në të vërtetë Ungjilli
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është Ungjilli?
  • Le të identifikojmë Ungjillin
  • Një mesazh i qartë
  • Çfarë është «Ungjilli i Judës»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Si mund të jetë Ungjilli i dobishëm për ty?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Libri biblik numër 40​—Mateu
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Libri biblik numër 42​—Luka
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/6 f. 3-4

Ç’është në të vërtetë Ungjilli

GJATË peridhës së Krishtlindjeve, në shumë vende njerëzit dëgjojnë të flitet, ose flasin ata vetë, mbi Ungjillin. Ky term është shumë i zakonshëm, por a ka ndonjë kuptim më të thellë, sesa ai që shumica mund të mendojë? A nënkupton Ungjilli diçka jashtëzakonisht të mirë për ty dhe për të dashurit e tu?

«Ungjill» do të thotë «lajm i mirë» dhe pa dyshim lajmet e mira janë të mirëpritura jo vetëm gjatë Krishtlindjes, por në çdo kohë. Megjithatë, Ungjilli nuk është një lajm i mirë i çfarëdoshëm. Është një lajm i mirë specifik, që vjen nga një burim shumë i saktë dhe për një argument të përcaktuar mirë. Në fakt, ai është një mesazh për të cilin Perëndia ka vendosur që t’i lajmërohet mbarë njerëzimit.

Eugênio Salles, arqipeshkëv i Rio de Zhaneiros, Brazil, foli mbi këtë lajm të mirë, kur nxiti: «Duhet të sillemi në përputhje me Ungjillin dhe jo në bazë të ideologjive.» Arqipeshkvi kishte të drejtë. Por, që të sillemi në përputhje me Ungjillin, duhet të dimë se ç’është Ungjilli. Si mund ta mësojmë këtë? Dhe si do të na ndihmojë sjellja në përputhje me Ungjillin?

Çfarë është Ungjilli?

Shpesh, natyra e Ungjillit keqkuptohet. Në 1918, Këshilli Federal i Kishave të Krishtit në Amerikë, e shpalli Lidhjen e Kombeve, e shuar tashmë, si shprehjen politike të Mbretërisë së Perëndisë mbi tokë dhe deklaroi se ajo ishte «e rrënjosur në Ungjill». Ajo organizatë ndërkombëtare dështoi mjerueshëm në objektivin e saj për të ruajtur paqen. E qartë, se Këshilli kishte gabuar. Lidhja e Kombeve s’kishte të bënte fare me Ungjillin.

Në vitet e mëvonshme, mbështetës të teorisë së çlirimit, në mënyrë të lirshme i janë referuar Ungjillit duke folur mbi idetë e tyre për reformat politike dhe shoqërore. Duke vepruar kështu, e kanë braktisur Ungjillin e vërtetë. Gazeta braziliane Veja komentonte: «Kisha Katolike ka filluar të favorizojë mbretërinë shoqërore, duke mos përfillur nevojat frymore të besimtarëve. Kush kërkonte fjalën e Perëndisë gjatë një predikimi, shpesh nuk gjente tjetër, veç kritikave të ashpra kundër padrejtësive shoqërore.»

Një përmirësim i kushteve të jetës apo një ndryshim politik, për disa mund të jetë një lajm i mirë. Por ky nuk është vetë lajmi i mirë, vetë Ungjilli. Duke pranuar se kisha e tij nuk kishte predikuar Ungjillin e vërtetë, një peshkop tha: «Mësimin frymor të besimtarëve e kemi lënë pas dore qysh prej viteve ’60, për shkak të një ndërfutjeje materialiste në doktrinën tonë.»

Një artikull i gazetës amerikane Time të bën të mendosh se edhe protestantët e kanë humbur nga pamja Ungjillin. Gazeta vëren: «Rrëfimet tradicionale jo vetëm që nuk mund të transmetojnë më mesazhin e tyre, por janë gjithnjë e më shumë të pasigurta mbi përmbajtjen e këtij mesazhi.» Cili duhet të ishte mesazhi i tyre? Çfarë është Ungjilli?

Le të identifikojmë Ungjillin

Webster’s Ninth New Collegiate Dictionary e përcakton «Ungjillin» si «mesazhin që lidhet me Krishtin, mbretërinë e Perëndisë dhe shpëtimin.» Fjala «ungjill» është përcaktuar, gjithashtu, si «interpretim i mesazhit të krishterë (ungjilli i shoqërisë); «mesazhi apo mësimet e një mësuesi fetar.» A janë të sakta të gjitha këto përcaktime? Jo, nëse flasim për vetë Ungjillin. Ungjilli i vërtetë bazohet tek Bibla; prandaj vetëm përcaktimi i parë është i saktë. Dy të tjerat s’bëjnë gjë tjetër, veçse pasqyrojnë mënyrën në të cilën fjala «ungjill» përdoret sot.

Në përputhje me këtë, Vine’s Exspository Dictionary of New Testament Words thotë se në Shkrimet Greke të Krishtere («Dhiata e Re»), Ungjilli «ka kuptimin e lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë dhe të shpëtimit nëpërmjet Krishtit, që duhet pritur me besim, në bazë të vdekjes së Tij shpërblerëse.» Është me shumë rëndësi të kuptojmë këtë, sepse njohja e saktë e lajmit të mirë ka të bëjë shumë me mirëqenien tonë të tanishme dhe lumturinë tonë të ardhshme.

Një mesazh i qartë

Siç përmend vepra e lartpërmendur, Ungjilli është i lidhur ngushtë me Jezu Krishtin, aq sa të katër librat biblikë që tregojnë jetën e tij tokësore janë quajtur të katër Ungjijtë. Qysh në fillim të jetës njerëzore të Jezuit, çdo lajm që lidhej me të ishte një lajm i mirë. Duke lajmëruar lindjen e tij, një engjëll tha: «Ja! Po ju shpall lajmin e mirë [«ungjillin»] të një gëzimi të madh që do të ketë mbarë populli, sepse sot ju lindi një Shpëtimtar, që është Krishti Zot.»​—Luka 2:10, 11, NW.

Jezui i sapolindur, do të rritej për t’u bërë Krishti, Mesia i premtuar. Do të zbulonte qëllimin e Perëndisë për shpëtim, do të jepte jetën e tij të përsosur njerëzore në favor të njerëzimit, do të ringjallej dhe do të bëhej pastaj Mbreti i zgjedhur i Mbretërisë së Perëndisë. Një lajm me të vërtetë i mirë! Ja, përse mesazhi që flet për të quhet Ungjill.

Në vazhdën e shërbimit të tij të shkurtër tokësor, Jezui qe shumë i zellshëm në predikimin e lajmit të mirë. Në Ungjillin e Mateut lexojmë: «Jezui ndërmori një udhëtim nëpër gjithë qytetet dhe fshatrat, duke mësuar në sinagogat e tyre dhe duke predikuar lajmin e mirë të mbretërisë.» (Mateu 9:35, NW) Predikimi i tij nuk shërbente vetëm që njerëzit të ndiheshin më mirë. Marku kujton se Jezui thoshte: «Koha e caktuar u mbush dhe mbretëria e Perëndisë u afrua. Pendohuni dhe kini besim në lajmin e mirë.» (Marku 1:15) Po, ata që i përgjigjeshin dhe i bindeshin lajmit të mirë, zbulonin se ai ndryshonte jetën e tyre.

Pas vdekjes së Jezuit, dishepujt e tij vazhduan të predikonin Ungjillin. Jo vetëm që flisnin mbi Mbretërinë, por shtuan edhe lajmin e lumtur se Jezui ishte ringjallur dhe ngritur në të djathtë të Perëndisë në qiej dhe kishte ofruar në favor të njerëzimit vlerën e jetës së tij të përsosur njerëzore. Duke qenë personi i zgjedhur nga Perëndia për të qeverisur mbarë tokën si mbret i Mbretërisë së Perëndisë, Jezui do të ishte Agjenti që Perëndia do të përdorte për të shkatërruar armiqtë e tij dhe për të sjellë përsëri mbi tokë kushtet parajsore.​—Veprat 2:32-36; 2. Selanikasve 1:6-10; Hebrenjve 9:24-28; Zbulesa (Apokalipsi) 22:1-5.

Sot, lajmi i mirë përfshin një element të mëtejshëm. Ashtu siç tregon qartësisht përmbushja e profecive, tani Jezui është në fron dhe ne po jetojmë në ditët e fundit të këtij sistemi gjërash. (2. Timoteut 3:1-5; Zbulesa 12:7-12) Koha kur Mbretëria do të veprojë kundër armiqve të Perëndisë, po afrohet me shpejtësi. Cili lajm mund të jetë më i mirë se ky?

Në artikullin vijues do të shohim se sa i fuqishëm është Ungjilli. Ai ka ndihmuar një grua, skllave e magjisë së zezë, që të gjente lirinë. Ka ndihmuar një burrë që ishte në burg për vjedhje, që të gjente lumturinë. Do të jetë me një dobi të madhe edhe për ty, vetëm nëse e dëgjon lajmin e mirë dhe i bindesh atij.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo