BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Sadoku”
  • Sadoku

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sadoku
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ji i guximshëm si Sadoku
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Abiatari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ahitubi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Amariahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Sadoku”

SADOKU

[nga rrënja e fjalës që do të thotë «të jesh i drejtë»].

1. Prift i lidhur ngushtë me mbretin David. Sadoku ishte pasardhës i Aaronit nëpërmjet linjës së kryepriftit Eleazar. (1Kr 6:3-8, 50-53) Ai është quajtur edhe parashikues. (2Sa 15:27) Sadoku, një i ri i fuqishëm e sypatrembur, ishte një nga krerët e fiseve që përkrahën kurorëzimin e Davidit si mbret. (1Kr 12:27, 28) Që nga ajo kohë ai i qëndroi besnik Davidit.​—2Sa 8:15, 17; 20:25; 1Kr 18:16.

Sadoku dhe Abiatari (kur përmenden të dy, Sadoku renditet i pari, ndoshta sepse ishte edhe profet) shoqëruan arkën e besëlidhjes kur Davidi e çoi në Jerusalem. Pas kësaj, Sadoku shërbeu për njëfarë kohe në Gibeon ku ishte tabernakulli. (1Kr 15:11, 14; 16:39) Në kohën e rebelimit të Absalomit, Sadoku dhe levitët fillimisht e morën Arkën me vete kur po shoqëronin Davidin që po ia mbathte nga Jerusalemi, por Davidi i ktheu prapë në qytet dhe i kërkoi Sadokut e të tjerëve të ishin informatorët e tij. (2Sa 15:23-29, 35, 36; 17:15, 16; 18:19-27) Pas shtypjes së rebelimit, Sadoku dhe Abiatari ndihmuan që Davidit t’i sigurohej një pritje e ngrohtë në Jerusalem. (2Sa 19:11-14) Nga fundi i mbretërimit të tij, Davidi organizoi shërbimin e levitëve në tempull dhe Sadoku me Ahimelekun, birin e Abiatarit, e ndihmuan.​—1Kr 24:3, 6, 30, 31.

Ndryshe nga Abiatari, Sadoku nuk e mbështeti Adonijahun në orvatjen e tij për të uzurpuar fronin, prandaj Davidi e ngarkoi të miroste si mbret Solomonin. (1Mb 1:7, 8, 26, 32-46) Gjatë mbretërimit të Saulit dhe të Davidit, Sadoku shërbeu thjesht si prift, por për besnikërinë e tij, që ndryshonte shumë nga pavendosmëria e kryepriftit Abiatar, Solomoni e dëboi Abiatarin nga Jerusalemi dhe bëri kryeprift Sadokun. Kështu u përmbush profecia e Jehovait kundër shtëpisë së Eliut. (1Mb 2:26, 27, 35) «Sadoku dhe Abiatari» përmenden për herë të fundit te 1 Mbretërve 4:4 ndoshta vetëm si figura historike. Jozef Flavi thotë se Sadoku ishte kryeprifti i parë në tempullin e Solomonit. (Antikitete judaike, X, 152 [viii, 6]) Te 1 Kronikave 27:16, 17, Sadoku paraqitet si prijës i shtëpisë së Aaronit. Bibla tregon se pasardhësit e Sadokut kryen detyrën e kryepriftit deri në kohën e Darit, mbretit pers, (që ka të ngjarë të ketë qenë Dari II). (1Mb 4:2; 1Kr 6:8-15; 2Kr 31:10; Ne 12:22) Priftërinjtë që pa Ezekieli në vegimin e tij për tempullin ishin ‘bij të Sadokut’.​—Ezk 40:46; 43:19; 44:15; 48:11.

2. Gjyshi nga nëna i mbretit Jotam të Judës.​—2Mb 15:32, 33; 2Kr 27:1.

3. Kryeprift, pasardhës i Aaronit nëpërmjet Sadokut nr. 1 dhe paraardhës i Ezdrës, ‘kopistit të zotë’.​—1Kr 6:3, 8, 12, 13; 9:11; Ezd 7:1-6; Ne 11:11.

4. Një nga rindërtuesit e murit të Jerusalemit pas kthimit nga mërgimi; bir i Baanait. (Ne 3:4) Ai ose një përfaqësues i një familjeje me të njëjtin emër nënshkruan besëlidhjen që bënë izraelitët si komb pak kohë më pas.​—Ne 9:38; 10:1, 14, 21.

5. Një tjetër që ndihmoi për rindërtimin e murit të Jerusalemit; bir ose pasardhës i Imerit që ndoshta i përkiste familjes priftërore.​—Ne 3:29.

6. Kopist i cili, bashkë me Shelemiahun dhe Pedajahun, u caktua nga Nehemia të mbikëqyrte rezervat e levitëve. (Ne 13:13) Mbase Sadoku nr. 5.

7. Paraardhës i Jozefit, babait birësues të Jezuit; jetoi në periudhën pas mërgimit.​—Mt 1:14.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo