BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Heqja e gjirit, zvjerdhja”
  • Heqja e gjirit, zvjerdhja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Heqja e gjirit, zvjerdhja
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Isaku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nëna
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Eliu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Heqja e gjirit, zvjerdhja”

HEQJA E GJIRIT, ZVJERDHJA

Procesi kur një fëmijë që ushqehet me gji mësohet të ushqehet ndryshe. Në lashtësi, për njëfarë kohe fëmijës zakonisht i jepte për të pirë e ëma, përveç rasteve kur ajo nuk kishte mjaft qumësht apo kur vdiste para kohe; në këto rrethana, për këtë qëllim merrnin një tajë. (Da 2:5-10) Heqja e gjirit përbënte një moment të rëndësishëm në jetën e të voglit. (Is 11:8; 28:9) Në këto raste të lumtura shtrohej një gosti, si ajo që përgatiti Abrahami kur iu hoq gjiri Isakut.​—Zn 21:8.

Asokohe, gratë i ushqenin me gji fëmijët për një kohë më të gjatë nga sa bëjnë sot gratë në pjesën më të madhe të botës. Për shembull, kur Samuelit iu hoq gjiri, ai ishte mjaft i rritur sa të lihej nën kujdesin e Eliut, kryepriftit, e të shërbente në tabernakull. (1Sa 1:24-28) Ai duhet të ketë qenë të paktën tre vjeç, pasi regjistrimi i levitëve meshkuj niste në atë moshë. (2Kr 31:16) Në një libër të vetin, Rafael Patai thotë për fëmijët arabë: «Njihen raste kur një fëmijë është ushqyer me gji deri në moshën dhjetëvjeçare.» (Family, Love and the Bible, Londër, 1960, f. 175) Provat tregojnë se Isaku ishte rreth pesë vjeç kur iu hoq gjiri.​—Shih ISAKU.

Fëmija i zvjerdhur, ndonëse nuk ndien më dëshirën për të pirë nga e ëma, gjithsesi ndihet i sigurt dhe i kënaqur në krahët e saj. Davidi, për shembull, e kishte lehtësuar dhe qetësuar shpirtin e tij «si foshnja që sapo ka lënë gjirin dhe prehet në krahët e nënës» dhe shpirti i tij ishte «si foshnja që ka lënë gjirin». Është e dukshme që ndihej i lehtësuar, i qetësuar e i kënaqur, sepse nuk donte pozitë, kishte treguar përulësi, kishte shmangur fodullëkun dhe nuk kishte shkuar pas gjërave që ishin tepër të mëdha për të. Ai e nxiti Izraelin të bënte po njësoj e me përulësi ‘të priste Jehovain përjetë’.​—Ps 131:1-3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo