TEKOITËT
[të Tekoas].
Banorët e Tekoas. (2Kr 11:6; Jr 6:1) Termi ‘tekoit’ është përdorur për Ikeshin, babanë e Irës, luftëtarit të Davidit (2Sa 23:26; 1Kr 11:28; 27:9); «tekoite» ishte edhe një grua e mençur të cilën Joabi e urdhëroi të hiqej si vejushë para Davidit, që të realizohej plani për të kthyer Absalomin e syrgjynosur. (2Sa 14:2, 4, 9) Pas kthimit nga mërgimi në Babiloni, tekoitët ishin mes atyre që meremetuan muret e Jerusalemit, edhe pse «paria e tyre» («fisnikët», Dio ) nuk morën pjesë në këtë punë.—Ne 3:5, 27.