SILOAMI
[nga heb., që do të thotë «i dërguar»].
Pellg në Jerusalem ku Jezu Krishti dërgoi një burrë të verbër të lahej që t’i vinte shikimi. (Gjo 9:6, 7, 11) Nuk dihet shumë si ishte atëherë ky pellg, por duket se vendndodhja e tij përkon pak a shumë me atë të Birket-Silvanit të sotëm, tamam në jugperëndim të Qytetit të Davidit. Ka të ngjarë që kjo të jetë edhe vendndodhja e përafërt e ‘rezervuarit’ ose pellgut të mbretit Hezekia, i cili lidhej me kanalin që ndërtoi ai për të sjellë ujërat e Gihonit.—2Mb 20:20; 2Kr 32:30.
Për mbishkrimin e Siloamit, shih HEZEKIA; edhe FIGURËN, vëll. 1, f. 960 në botimin anglisht.
Në kohën kur Jezui shërbeu në tokë, me sa duket dihej gjerësisht se ishte shembur «kulla në Siloam», duke lënë 18 të vrarë. Është hedhur ideja se ajo kullë ndodhej mbi kodrën e Ofelit, por vendndodhja e saktë në Jerusalem nuk dihet.—Lu 13:4.