SHEKANIAHU
[banesë e Jehovait].
1. Pasardhës i Aaronit. Shtëpia e tij atërore u zgjodh me short të shërbente si ndarja e 10-të nga 24 ndarjet priftërore që organizoi Davidi.—1Kr 24:1-3, 7, 11.
2. Një nga ata të cilëve iu besua shpërndarja e barabartë e të dhjetave dhe e kontributeve të tjera nëpër qytetet e priftërinjve gjatë mbretërimit të Hezekisë.—2Kr 31:12, 15.
3. Prift që u kthye me Zorobabelin në Jerusalem.—Ne 12:1, 3, 7; shih SHEBANIAHU nr. 2.
4. Një shtëpi atërore në grupin e atyre që u kthyen me Ezdrën në vitin 468 p.e.s.—Ezd 8:1, 3.
5. Kreu i shtëpisë atërore të Zatuit; 300 meshkuj të kësaj shtëpie u kthyen me Ezdrën; bir i Jahazielit—Ezd 8:1, 5.
6. «Biri i Jehielit, prej bijve të Elamit» që i sugjeroi Ezdrës të bënte një besëlidhje sipas së cilës të riatdhesuarit në Judë pranonin të largonin gratë e huaja.—Ezd 10:2-4.
7. I ati i Shemajahut që bëri meremetime në murin e Jerusalemit.—Ne 3:29.
8. Vjehrri i amonitit Tobia; bir i Arahut.—Ne 4:3; 6:17, 18.
9. Pasardhës i Davidit që jetoi pas kthimit nga mërgimi në Babiloni.—1Kr 3:5, 9, 10, 21, 22.