BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Sara”
  • Sara

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sara
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Perëndia e quajti «princeshë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Më në fund një djalë!
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • «Ti je grua e bukur»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Abrahami dhe Sara: Mund ta imitosh besimin e tyre!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Sara”

SARA

[princeshë], Saraja [ndoshta: grindavece].

Gjysmëmotra dhe gruaja e Abrahamit; nëna e Isakut. (Zn 11:29; 20:12; Is 51:2) Në fillim ajo quhej Saraja. (Zn 17:15) Ishte dhjetë vjet më e vogël se Abrahami (Zn 17:17) dhe u martua me të në kohën kur jetonin në qytetin kaldeas të Urit. (Zn 11:28, 29) Ajo nuk lindi fëmijë derisa fuqitë e saj riprodhuese u rigjallëruan me një mrekulli nga Perëndia, atëherë kur nuk kishte më as të përmuajshmet.​—Zn 18:11; Ro 4:19; He 11:11.

Sara mund të ketë qenë te të 60-at kur iku me Abrahamin nga Uri për të banuar në Haran. Në moshën 65-vjeçare shkoi pas të shoqit nga Harani në vendin e Kanaanit. (Zn 12:4, 5) Atje qëndruan për ca kohë në Sikem, në rajonin malor në lindje të Bethelit dhe në disa vende të tjera, para se zija e bukës t’i detyronte të shkonin në Egjipt.​—Zn 12:6-10.

Megjithëse e shkuar në moshë, Sara ishte shumë e bukur. Prandaj, Abrahami i kishte kërkuar që, sa herë të ishte e nevojshme gjatë udhëtimit të tyre, të thoshte se ai ishte i vëllai, nga frika se mos e vrisnin për t’ia marrë. (Zn 20:13) Kjo bëri që, kur ishin në Egjipt, Sara të përfundonte në shtëpinë e faraonit i nxitur nga princat e tij. Mirëpo ndërhyrja hyjnore e pengoi faraonin ta dhunonte. Kështu, ai ia ktheu Sarën Abrahamit dhe i kërkoi që të iknin nga vendi i tij. Gjithashtu, ai siguroi mbrojtje gjatë udhëtimit për Abrahamin dhe gjithçka që kishte.​—Zn 12:11-20.

Vlen të përmendet që një papirus i lashtë flet për një faraon që urdhëroi njerëzit e tij të armatosur të kapnin një grua të bukur dhe të vrisnin burrin e saj. Pra, frika e Abrahamit se mos e vritnin për shkak të Sarës nuk ishte e pabazë. Në vend që ta vinte kot në rrezik jetën e tij duke u përpjekur të shpëtonte nderin e së shoqes në një vend të huaj, Abrahami ndoqi atë që iu duk gjëja më e sigurt. Nuk duhet të harrojmë se Abrahami ishte pronari i gruas së tij. Sara ishte e lumtur t’i shërbente Jehovait dhe Abrahamit në këtë mënyrë. Shkrimet nuk e dënojnë në asnjë rast Abrahamin pse veproi kështu.

Dhjetë vjet pasi kishte arritur për herë të parë në Kanaan, Sara 75-vjeçare i kërkoi Abrahamit të kryente marrëdhënie me Agarën, skllaven e vet egjiptiane, që të bëhej me fëmijë nëpërmjet saj. (Zn 16:1-3) Vështirësitë që erdhën si pasojë treguan se nuk ishte kjo mënyra e Jehovait për të plotësuar premtimin që i kishte bërë Abrahamit për një ‘farë’. (Zn 15:1-16) Kur e kuptoi që ishte shtatzënë, Agara filloi ta shihte me përbuzje të zonjën. Sara u ankua tek i shoqi dhe Abrahami i dha autoritet të plotë së shoqes mbi Agarën, skllaven e saj. E poshtëruar nga Sara, Agara iku nga e zonja, por u kthye për t’iu bindur urdhrit hyjnor. Më pas, ajo lindi Ismaelin.​—Zn 16:4-16.

Rreth 13 vjet pas lindjes së Ismaelit, kur Perëndia e urdhëroi Abrahamin që të rrethpriste të gjithë meshkujt e shtëpisë së tij, e urdhëroi edhe të mos e quante më gruan e tij «Sarajë», por «Sara» që do të thoshte «princeshë». Për Sarën Perëndia tha: «Unë do ta bekoj atë, dhe nga ajo do të të jap një djalë. Unë do ta bekoj, dhe nga ajo do të vijnë kombe dhe mbretër popujsh.» (Zn 17:9-27) S’kaloi shumë dhe, në Mamre, një nga tre engjëjt që kishin vajtur t’i vizitonin pohoi edhe një herë se Sara do të lindte një djalë. Kur ia kapi veshi këtë, «Sara nisi të qeshte me vete e të thoshte: ‘A do të kem vërtet kënaqësi tani që u plaka, dhe që zotëria im është i moshuar?’» E qortuar pse qeshi, Sara e mohoi këtë ngaqë kishte frikë. (Zn 18:1-15; Ro 9:9) Përderisa te Hebrenjve 11:11 Sara përmendet si një shembull besimi, ka të ngjarë që e qeshura e saj të mos ketë shprehur mosbesim, por thjesht të ketë nënkuptuar që ideja se do të lindte një djalë në moshë të shkuar, me sa duket, për të ishte qesharake. Fakti që Sara e pranonte (brenda vetes) që Abrahami ishte zotëria i saj, tregon që ishte e bindur dhe e nënshtruar ndaj kreut të saj, burrit. Ja pse ajo përmendet si shembull për gratë e krishtere.​—1Pj 3:5, 6.

Sara dhe i shoqi shkuan të banonin në Gerar. Atje Abrahami e prezantoi përsëri të shoqen si motrën e tij, prandaj Sarën e mori Abimeleku, mbreti i Gerarit. Edhe kësaj here, ndërhyrja e Jehovait e shpëtoi nga dhunimi. Abimeleku ia ktheu Sarën Abrahamit dhe i dha bagëti, shërbëtorë e shërbëtore, ndoshta si kompensim që e kishte privuar përkohësisht nga gruaja e tij. Veç këtyre, i dha Abrahamit edhe një mijë monedha argjendi (rr. 2.200 dollarë). Ato duhej të shërbenin si provë se Sara nuk ishte çnderuar.​—Zn 20.

Në moshën 90-vjeçare, Sara përjetoi gëzimin e lindjes së Isakut. Ajo thirri: «Perëndia më ka bërë të qesh; kushdo që do të dëgjojë për këtë, do të qeshë me mua.» Kjo e qeshur me sa duket vinte nga habia dhe kënaqësia për lindjen e fëmijës. Ajo e ushqeu me gji të birin për rreth pesë vjet. Ditën kur Isakut iu hoq gjiri, Abrahami shtroi një gosti të madhe. Në atë rast, Sara vuri re që Ismaeli, i biri i Agarës, që ishte rreth 19 vjeç, «po tallej» me Isakun ose po e vinte në lojë. Me sa duket, Sara kishte frikë për të ardhmen e të birit, Isakut, prandaj i kërkoi Abrahamit ta dëbonte Agarën dhe Ismaelin. Abrahami e bëri sapo kuptoi se kjo gjë kishte miratimin hyjnor.​—Zn 21:1-14.

Rreth 32 vjet më vonë, Sara vdiq në moshën 127-vjeçare dhe Abrahami e varrosi «në shpellën e arës së Makpelahut».​—Zn 23:1, 19, 20.

Bën pjesë në një dramë simbolike. Në Letrën drejtuar Galatasve, apostulli Pavël tregoi se gruaja e Abrahamit, Sara, përfaqësonte ‘Jerusalemin lart’, nënën e të krishterëve të mirosur me frymë, të cilët janë ‘fara’ frymore e Abrahamit. Njësoj si Sara, «Jerusalemi lart», gruaja simbolike e Perëndisë, nuk ka qenë kurrë në skllavëri, prandaj edhe fëmijët e saj janë të lirë. Për t’u bërë një fëmijë i lirë i ‘Jerusalemit lart’ dhe për të pasur «lirinë e tij», duhet të çlirohemi nga skllavëria e mëkatit nëpërmjet Birit të Perëndisë. (Ga 4:22-31; 5:1, shën., NW) Ja çfarë u tha Jezu Krishti pasardhësve të linjës së Abrahamit: «Me të vërtetë po ju them: çdo njeri që praktikon mëkatin, është skllav i mëkatit. Skllavi nuk mbetet përgjithmonë në shtëpi, kurse biri mbetet përgjithmonë. Prandaj, nëse ju liron Biri, do të jeni vërtet të lirë.»​—Gjo 8:34-36; shih GRUAJA E LIRË; AGARA.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo