SANSANAHU
[ndoshta: degë me hurma Arabie].
Qytet në viset jugore të territorit të fisit të Judës. (Js 15:21, 31) Mendohet se ndodhej në Kirbet-esh-Shamsanijat (Horvat-Sansana), rreth 12 km në veri-verilindje të Beer-Shebës. Krahasimi i Josiut 15:31 me listën paralele të qyteteve te Josiu 19:5 dhe 1 Kronikave 4:31 tregon se mund të jetë Hazar-Susahu (ose Hazar-Susimi).—Shih HAZAR-SUSAHU.