BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Romakët”
  • Romakët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Romakët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Klaud Lisia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Sauli: Një enë e zgjedhur për Zotërinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Përgatitën kombet për ‘mësimin e Jehovait’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Romakët”

ROMAKËT

Kuptimi fillestar dhe më i ngushtë: banorët e qytetit të Romës. (Ve 2:10; Ro 1:7) Me zgjerimin e perandorisë, kjo fjalë mori kuptim më të gjerë. Nganjëherë, me termin «romakët» nënkuptohej autoriteti sundues perandorak; «procedurë romake» do të thoshte metodat e qeverisjes që përdornin ata. (Gjo 11:48; Ve 25:16; 28:17) Në raste të tjera, «romakë» nënkuptonte thjesht ata që kishin qytetarinë romake, pavarësisht nga kombësia a vendlindja.​—Ve 16:21.

Dikush mund të bëhej romak në këtë kuptim të fundit duke i blerë të drejtat e qytetarisë, siç kishte vepruar komandanti ushtarak Klaud Lisia. Por mund të ndodhte edhe që një njeri të lindte romak, pra ta kishte qytetarinë romake që kur lindte. Kështu ishte në rastin e apostullit Pavël. Edhe pse me kombësi judaike dhe i lindur në qytetin e Tarsit në Kiliki, qindra kilometra larg Italisë, Pavli ishte romak që nga lindja.​—Ve 21:39; 22:3, 25-28; 23:26, 27; shih QYTETAR, QYTETARI.

Kush ishte qytetar romak, gëzonte shumë privilegje dhe i bëheshin lehtësime. Pas pushtimit të Maqedonisë në vitin 168 p.e.s., pjesa dërrmuese e qytetarëve romakë u përjashtuan nga taksat. Dy ligje, Lex Valeria dhe Lex Porcia, që hynë në fuqi gjatë viteve 509–195 p.e.s., nuk lejonin të fshikullohej një qytetar romak. Lex Valeria e ndalonte këtë në rastet kur qytetari i bënte apel popullit për ndihmë; Lex Porcia e ndalonte edhe pa u bërë ai apel. Në një periudhë të mëvonshme, qytetarët romakë i apeloheshin drejtpërdrejt perandorit. Në rast krimesh të rënda, që ndëshkoheshin me vdekje, ata mund të kërkonin t’i çonin në Romë dhe t’i gjykonte vetë perandori. (Ve 25:11, 12) Ishte një shkelje goxha e rëndë të mos zbatoje këto dy ligje, siç e tregojnë dy raste nga jeta e Pavlit.​—Ve 16:37-40; 22:25-29.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo