BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Puteoli”
  • Puteoli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Puteoli
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Italia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Regjiumi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • ‘Dha dëshmi të plotë’
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Pazari Apia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Puteoli”

PUTEOLI

Një port kryesor në juglindje të Romës në shekullin e parë të e.s. Pavli mbërriti në Puteoli kur po shkonte në Romë që të dilte para Cezarit, rreth vitit 59 të e.s. (Ve 28:13) Me ndihmën e jugës, anija e tij arriti «ditën e dytë» në Puteoli nga Regjiumi, një vend rreth 320 km në jug-juglindje.

Vëllezërit e krishterë të Puteolit iu përgjëruan Pavlit dhe shoqëruesve të tij që të qëndronin një javë me ta. (Ve 28:14) Kjo tregon se ai gëzonte njëfarë lirie, ndonëse ishte i burgosur. Edhe më parë, ndërsa ishte nën ruajtje në Cezare dhe Sidon, Pavli kishte gëzuar liri të kufizuar.​—Ve 24:23; 27:3.

Në përgjithësi mendohet se Puteoli është Pocuoli i sotëm, që gjendet në gjirin me të njëjtin emër, rreth 10 km në perëndim-jugperëndim të Napolit. Atje ende shihen rrënoja të mëdha të një moli të lashtë. Historiani Jozef e përmend vendin me emrin e vjetër, Dikaerkia, dhe thotë se atje ndodhej një koloni judenjsh.​—Antikitete judaike, XVII, 328 (xii, 1).

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo