BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Pazari Apia”
  • Pazari Apia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pazari Apia
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Rrugët romake—Monumente të inxhinierisë së lashtësisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • ‘Dha dëshmi të plotë’
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Dëshmi atje ku bëhet pazar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Pazari Apia”

PAZARI APIA

Një pazar 74 km në juglindje të Romës. Ishte një vendndalim shumë i njohur në rrugën e famshme romake Via Appia, e cila shkonte nga Roma në Brundusium (tani Brindizi) duke kaluar nga Kapua. Si rruga, edhe pazari e morën emrin nga themeluesi i tyre, Api Klaud Kaeku, shekulli i 4-t dhe i 3-të p.e.s.

Ky vendqëndrim, që ishte pika e zakonshme ku udhëtarët ndaleshin në fund të ditës së parë të udhëtimit nga Roma, u bë një qendër tregtare plot gjallëri. Ajo që ia shtonte rëndësinë ishte vendndodhja në skajin verior të një kanali i cili shtrihej përgjatë rrugës dhe përshkonte Kënetat Pontine. Me sa duket, natën nëpër këtë kanal transportoheshin udhëtarë me lundra që tërhiqeshin nga mushka. Poeti romak Horaci përshkruan parehatitë e udhëtimit, duke u ankuar për bretkosat e harrjet dhe duke e përshkruar Pazarin Apia si të stërmbushur me «lundërtarë dhe hanxhinj koprracë».​—⁠Satirat, I, V, 1-6.

Pikërisht në këtë udhëkryq plot aktivitet, apostulli Pavël, i cili po udhëtonte si i burgosur nga Puteoli në Romë, takoi për herë të parë delegacionin me vëllezër të krishterë që, sapo dëgjuan për ardhjen e tij, u nisën për udhë nga Roma që ta takonin. Një pjesë e këtij delegacioni priti te Tri Tavernat (15 km më afër Romës), kurse pjesa tjetër shkoi deri te Pazari Apia.​—⁠Ve 28:⁠15.

Sot, në Rrugën Apia ekziston ende një vend që njihet si Foro Appio ose Forumi i Apias. Një tabelë tregon zonën ku dikur ndodhej Pazari Apia. Në anën tjetër të Rrugës Apia gjendet një fshat i vogël që quhet Faiti.

[Harta]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin e shtypur)

ITALI

Romë

Tri Tavernat

Pazari Apia

Rruga Apia

Puteoli

Brundusium

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo