BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Abdia”
  • Abdia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Abdia
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Abdia—Zhvillo nderim të thellë për Perëndinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • Tregoi qëndrueshmëri përballë padrejtësive
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Akabi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Elija
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Abdia”

ABDIA

[shërbëtor i Jehovait].

1. Kreu i një familjeje në fisin e Isakarit; bir i Izrahiahut dhe pasardhës i Tolës.​—1Kr 7:1-3.

2. Zabulonit; i biri ishte princ i fisit gjatë mbretërimit të Davidit.​—1Kr 27:19, 22.

3. Luftëtar i fortë gadit që kaloi Jordanin kur kishte dalë nga shtrati dhe mbështeti Davidin gjatë kohës që ishte arratisur për t’i shpëtuar zemërimit të Saulit.​—1Kr 12:8, 9, 14, 15.

4. Kujdestari i shtëpisë së mbretit Akab. Me gjithë ligësinë e Akabit dhe të Jezebelës, Abdia i frikësohej shumë Jehovait; ai fshehu «pesëdhjetë [profetë] në një shpellë, dhe pesëdhjetë në një tjetër» kur Jezebela kishte dhënë urdhër që të vriteshin të gjithë. Gjatë thatësirës që solli Perëndia, siç paratha Elija, Akabi, zotëria i Abdisë, ndau me të një pjesë territori dhe secili u nis të kërkonte bar për të mbajtur gjallë bagëtinë. Pikërisht në këtë kohë Elija takoi Abdinë. Akabi nuk e kishte parë Elijan gjatë thatësirës që zgjati rreth 3 vjet. Kur Elija i tha që të shkonte tek Akabi e t’i tregonte se ishte kthyer, Abdia pati shumë frikë dhe nuk deshi të shkonte derisa profeti e siguroi se nuk do të ikte, pasi mbreti me siguri do ta vriste nëse ky lajm ishte i rremë.​—1Mb 18:1-16.

5. Princ i dërguar nga Jehozafati për t’i mësuar ligjin e Jehovait popullit në mbarë qytetet e Judës.​—2Kr 17:7, 9.

6. Beniaminit; pasardhës i largët i Saulit dhe i Jonatanit.​—1Kr 8:33-38; 9:44.

7. Levit merarit; mbikëqyrës i meremetimeve të tempullit të bëra me urdhër të mbretit Josia.​—2Kr 34:8, 12.

8. Profet i Jehovait dhe shkrimtar i të katërtit nga librat profetikë që quhen të vegjël. (Ab 1) Nuk dimë asgjë për këtë profet që jetoi në shekullin e 7-të p.e.s.​—Shih LIBRI I ABDISË.

9. Levit që u kthye nga Babilonia dhe jetoi në Jerusalem. (1Kr 9:2, 3, 14, 16) Është quajtur Abda te Nehemia 11:17. Ndoshta ishte Abdia nr. 13.

10. Pasardhës i Davidit që jetoi pas periudhës së mërgimit.​—1Kr 3:5, 9, 10, 21.

11. Kreu i shtëpisë atërore të Joabit që bashkë me Ezdrën çoi 218 meshkuj të kësaj familjeje në Jerusalem në vitin 468 p.e.s.; bir i Jehielit.​—Ezd 8:1, 9.

12. Një nga priftërinjtë (ose pasardhës i tij) që nënshkroi besëlidhjen e denjë për besim të bërë nga të mërguarit e kthyer gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.​—Ne 9:38; 10:1, 5, 8.

13. Derëtar levit në kohën e Nehemisë dhe të Ezdrës. (Ne 12:25, 26) Ndoshta ishte Abdia nr. 9.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo