BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Neftoahu”
  • Neftoahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Neftoahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Efroni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kiriat-Jearimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kiriati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beniamini
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Neftoahu”

NEFTOAHU

Emër që lidhet me një burim në kufirin mes Judës dhe Beniaminit. (Js 15:1, 9; 18:11, 15) Në përgjithësi mendohet se është burimi në Lifta (ʽEn-Neftoahu), në lindje të Kiriat-Jearimit dhe rreth 4 km në perëndim-veriperëndim të Malit të Tempullit në Jerusalem. Kjo vendndodhje do të ishte në harmoni me atë që thotë Josiu 15:9, por nga Josiu 18:15, 16 duket se «burimi i ujërave të Neftoahut» ndodhej në perëndim të Kiriat-Jearimit. Përkthyesit e Biblës janë përpjekur ta zgjidhin në mënyra të ndryshme këtë mospërputhje në dukje. Duke ndjekur Septuagintën greke, përkthimi The Jerusalem Bible e zëvendëson pjesën «në drejtim të perëndimit» me «drejt Gasinit». Në Revised Standard Version vargu është ndryshuar në harmoni me Josiun 15:9 dhe thotë «drejt Efronit» në vend se «në drejtim të perëndimit». Ronald A. Noksi e përkthen fjalën hebraike jámmah (në drejtim të perëndimit) sipas kuptimit të mirëfilltë «drejt detit» dhe shpjegon në një shënim: «Kjo duhet të ketë kuptimin drejt perëndimit, drejt Mesdheut. Por duket fare qartë se në këtë pikë kufiri i Beniaminit kthente drejt lindjes; prandaj deti ka shumë të ngjarë të jetë Deti i Vdekur, kufiri i tij lindor.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo