MATITIA
[dhuratë nga Jehovai].
1. Levit që i ra harpës kur arkën e besëlidhjes e shpërngulën nga shtëpia e Obed-Edomit për në Jerusalem. (1Kr 15:17-21, 25) Ka të ngjarë që ky Matitia të ketë qenë një nga muzikantët levitë të cilët Davidi i vuri para Arkës «për të kujtuar, për të falënderuar dhe për të lëvduar Jehovain, Perëndinë e Izraelit» (1Kr 16:4, 5), si dhe ai që më vonë u zgjodh me short mes bijve të Jeduthunit për të drejtuar ndarjen e 14-të me 12 muzikantë levitë.—1Kr 25:1, 3, 9, 21.
2. Levit kehathit nga familja e Korahut dhe i parëlinduri i Shalumit. Ishte një nga levitët që u kthyen nga mërgimi në Babiloni dhe «kujdesej për gjërat e pjekura në tavë».—1Kr 9:31, 32.
3. Levit ose prift që qëndroi në të djathtë të Ezdrës kur ky u lexoi Ligjin e Moisiut judenjve të mbledhur në Jerusalem.—Ne 8:1, 4.
4. Izraelit «nga bijtë e Nebos» dhe një nga ata që morën gra të huaja, por që në kohën e Ezdrës i larguan «bashkë me bijtë e tyre».—Ezd 10:25, 43, 44.