BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Refidimi”
  • Refidimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Refidimi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Alushi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Horebi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sinai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Meriba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Refidimi”

REFIDIMI

[nga rrënja e fjalës që do të thotë «përhap; shpalos»; ose «freskoj»].

Një nga vendet ku fushuan izraelitët gjatë udhëtimit nga Deti i Kuq për në malin e Sinait. Pasi lanë shkretëtirën e Sinit, ata e ngritën kampin në Dofkah, pastaj në Alush dhe në fund në Refidim. (Da 17:1; Nu 33:12-14) Ngaqë atje nuk kishte ujë, populli u ankua dhe u grind me Moisiun. Sipas udhëzimit të Perëndisë, Moisiu shkoi bashkë me disa pleq te ‘shkëmbi në Horeb’ (siç duket, rajoni malor i Horebit, jo mali Horeb) dhe goditi një shkëmb me shkopin e vet. Uji që rrodhi, me sa duket, arriti deri te populli që fushonte në Refidim.​—Da 17:2-7.

Në Refidim amalekitët sulmuan izraelitët por, me Josiun në krye, populli i Perëndisë i mposhti sulmuesit. (Da 17:8-16) Nga vendi ku ndodhet ngjarja në tregimin biblik kuptohet se izraelitët ishin në Refidim kur vjehrri i Moisiut i solli atij Ziporën e dy bijtë dhe e këshilloi të zgjidhte krerë që ta ndihmonin të gjykonte popullin.​—Da 18:1-27.

Vendndodhja e Refidimit nuk dihet me saktësi. Gjeografët kanë propozuar vende të ndryshme, por të përcaktuara në bazë të kuptueshmërisë së tyre për rrugën që përshkuan izraelitët nga shkretëtira e Sinit deri në malin e Sinait. Shumë gjeografë të kohës sonë mendojnë se Refidimi ishte në Vadi-Refajed, pak më në veriperëndim të vendit ku sipas traditës judaike duhej të ishte mali i Sinait. Ngjitur me vadin gjendet një kodër me të njëjtin emër, mbi të cilën Moisiu mund të ketë qëndruar me krahët e ngritur gjatë betejës me amalekitët.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo