MAKTESHI
[havan].
Me sa duket, zonë e Jerusalemit afër Portës së Peshqve dhe lagjes së dytë. Ishte parathënë se banorët e Makteshit do të ulërinin kur Judës t’i binte gjëma, pasi atje nuk do të bëhej më tregti.—So 1:1, 2, 10, 11.
Fjala hebraike makhtésh tregon një «havan» (Pr 27:22) ose «një zgavër në formë havani» (Gjy 15:19), prandaj disa përkthime nuk thonë «Maktesh», por përdorin fjalën «Havan» si emër të përveçëm. (AT, JB, RS ) Sipas Targumit, Makteshi është lugina e Kidronit, gryka e thellë që shtrihet përgjatë murit lindor të Jerusalemit. Por kjo luginë nuk është afër ‘Portës së Peshqve’, që ndodhet më në perëndim, dhe as afër ‘lagjes së dytë’. Për këtë arsye, në përgjithësi mendohet se Maktesh quhej një pjesë e Luginës Qendrore (së Tiropeonit), ndoshta pjesa e sipërme e saj.