BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Makpelahu”
  • Makpelahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Makpelahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Mamrea
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Efroni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Hebroni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Udhëtimet e Abrahamit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Makpelahu”

MAKPELAHU

[nga rrënja e fjalës që do të thotë «e dyfishtë», ndoshta për të treguar se shpella kishte një hyrje të dyfishtë ose dy zgavra a kthina].

Emri i një are dhe i një shpelle afër Hebronit, që Abrahami ia bleu hititit Efron për 400 sikla argjendi (rr. 880 dollarë). Shpella u bë vendvarrimi i gruas së Abrahamit, Sarës, dhe të paktën i pesë të tjerëve: Abrahamit, Isakut, Rebekës, Jakobit dhe Leas. (Zn 23:14-19; 25:9; 49:30, 31; 50:13) Me sa duket «Makpelah» quhej edhe zona përqark.​—Zn 23:17.

Në përgjithësi mendohet se kjo shpellë varrimi është Meʽarat-Hamakpela, që ndodhet në Hebronin e sotëm, nën një xhami brenda një vendi të rrethuar që quhet Haram-el-Khalil.

Te Zanafilla 23:17, fjala hebraike që tregon pozicionin e shpellës së Makpelahut në lidhje me Mamren është përkthyer me terma të ndryshëm: «në lindje të» (RS), «para» (DSF), «afër» (BE), «përkundrejt» (JB) dhe «përballë Mamres» (BR). Nëse vendndodhja e Mamres është vërtet ajo që thotë tradita vendëse (Er Ramat-el-Khalili), atëherë përkthimi «në lindje të Mamres» nuk do të qëndronte, pasi ky vend ndodhet rreth 3 km në veri të Hebronit të sotëm. Shprehja ‘Mamre, domethënë Hebron’ (Zn 23:19), mund të nënkuptojë se Mamrea gjendej në krahinën e Hebronit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo