BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Johanani”
  • Johanani

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Johanani
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Gedaliahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kareahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Hakatani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ismaeli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Johanani”

JOHANANI

[formë e shkurtuar e emrit Jehohanan që do të thotë «Jehovai ka treguar miratim; Jehovai ka qenë hirmadh»].

1. Beniaminit; një nga luftëtarët e aftë e të fuqishëm që u bashkuan me Davidin në Ziklag; përdorte si dorën e djathtë, edhe të majtën.​—1Kr 12:1-4.

2. Një nga 11 krerët gaditë sypatrembur që morën anën e Davidit në shkretëtirë.​—1Kr 12:8, 12-15.

3. Kryeprift. Ka të ngjarë që i biri, Azariahu, të ketë qenë kryeprift kur mbreti Uziah veproi me arrogancë.​—1Kr 6:9, 10; 2Kr 26:19, 20.

4. Djali i parëlindur i mbretit Josia. (1Kr 3:15) Duhet të ketë vdekur para të atit, përderisa nuk përmendet në asnjë rast si trashëgimtar i fronit, ndryshe nga tre vëllezërit e tij më të vegjël.​—2Mb 23:30, 34; 24:17; Jr 22:11; shih JOSIA nr. 1.

5. Bir i Kareahut; një nga krerët e forcave ushtarake, të cilët mbetën në Judë pasi populli u syrgjynos në Babiloni verën e vitit 607 p.e.s. Ai mbështeti me gatishmëri emërimin e Gedaliahut dhe, kur mësoi se Ismaeli po komplotonte vrasjen e guvernatorit, i kërkoi leje Gedaliahut ta vriste Ismaelin fshehurazi, por ai nuk e la. (Jr 40:7, 8, 13-16) Gedaliahu u vra, Johanani u vu në krye të ushtrisë për t’i marrë hakun dhe robërit që kishte zënë Ismaeli u liruan; vrasësi arriti t’ia mbathte në Amon. (Jr 41:11-16) Nga frika se mos babilonasit hakmerreshin, Johanani dhe të tjerët pyetën profetin Jeremia ç’duhej të bënin, por në vend që të ndiqnin këshillën e Jehovait që të mos iknin, ata ia mbathën në Egjipt duke marrë me vete edhe Jereminë.​—Jr 42:1–​43:7; 2Mb 25:23-26.

6. Bir i Hakatanit dhe kreu i 110 meshkujve të shtëpisë atërore të Azgadit. Ata u kthyen me Johananin në Jerusalem kur u kthye Ezdra në vitin 468 p.e.s.​—Ezd 8:1, 12.

7. Nip i Eliashibit, kryepriftit që ishte bashkëkohës me Neheminë. Te Nehemia 12:11 quhet Jonatan dhe ka të ngjarë të jetë një gabim gjatë kopjimit, pasi «Johanan» dhe «Jonatan» janë shumë të ngjashëm në hebraisht. Johanani përmendet te Nehemia 12:22, 23 dhe në një letër të gjetur mes papiruseve të Elefantinës quhet kryeprift.​—Antikitete judaike, nga J. Flavi, XI, 297 (vii, 1).

8. Bir i Elioenait; Johanani përmendet në një listë gjenealogjike të shtëpisë së Davidit ku përfshihet edhe Zorobabeli dhe pasardhësit e tij.​—1Kr 3:1, 10, 19, 24.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo