BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Gedaliahu”
  • Gedaliahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gedaliahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ismaeli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Johanani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jazaniahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Efai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Gedaliahu”

GEDALIAHU

[Jehovai është i madh].

1. Këngëtar levit; në kohën e Davidit u caktua me short të drejtonte ndarjen e 2-të nga 24 grupet e shërbimit me 12 muzikantë secili.​—1Kr 25:3, 9, 31.

2. Gjyshi i profetit Sofonia dhe ndoshta pasardhës i mbretit Hezekia.​—So 1:1.

3. Bir i Pashkurit; një nga princat në Jerusalem që akuzuan Jereminë para mbretit Zedekia se po shkurajonte luftëtarët e mbarë popullin dhe që kërkuan vdekjen e Jeremisë. Meqë mbreti u la dorë të lirë, princat e hodhën Jereminë në një sternë me llucë.​—Jr 38:1-6.

4. ‘Biri i Ahikamit, birit të Shafanit.’ Pas shkatërrimit të Jerusalemit në vitin 607 p.e.s., mbreti Nabukodonosor e vuri Gedaliahun guvernator të judenjve që kishin mbetur në Judë. Gedaliahu e vendosi rezidencën në Mizpah ku shkoi të banonte edhe profeti Jeremia. Krerët ushtarakë judenj që kishin shpëtuar pa u kapur, morën vesh se Gedaliahu ishte bërë guvernator dhe shkuan bashkë me njerëzit e tyre në Mizpah. Gedaliahu i siguroi duke u betuar se do t’u vente mbarë për aq kohë sa t’i shërbenin mbretit të Babilonisë dhe i inkurajoi të mblidhnin verë, vaj dhe fruta vere. Edhe judenjtë që ishin shpërndarë në Moab, Amon, Edom e vende të tjera filluan të shkonin te Gedaliahu.

Kjo nuk i pëlqeu Baalisit, mbretit të Amonit, që arriti të siguronte bashkëpunimin e Ismaelit në komplotin për vrasjen e guvernatorit Gedaliah. Kur e morën vesh këtë, Johanani dhe krerët e tjerë të ushtrisë e këshilluan guvernatorin të hapte sytë, por ai nuk u besoi. Madje Johanani iu afrua veçmas Gedaliahut dhe i tha se ishte gati ta prishte komplotin duke vrarë Ismaelin. Por Gedaliahu nuk ia vuri veshin, se mendonte që po e gënjenin për Ismaelin. Kështu nuk mori asnjë masë kur Ismaeli me dhjetë burra shkoi në Mizpah. Ai u ul në tryezë me ta dhe, gjatë kohës që po hanin, Ismaeli e burrat e tij e vranë bashkë me gjithë judenjtë e kaldeasit që ishin me të.​—2Mb 25:22-25; Jr 39:14; 40:5–41:3.

5. Prift në kohën e Ezdrës; një ndër ata që kishin marrë gra të huaja dhe premtuan t’i largonin.​—Ezd 10:18, 19.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo