HORONITI
[i Beth-Horonit ose i Horonaimit].
Term që përdoret për Sanballatin, një nga burrat që iu kundërvunë punës së Nehemisë. (Ne 2:10, 19) Disa studiues mendojnë se Sanballati ishte nga qyteti moabit i Horonaimit (Is 15:5; Jr 48:3) dhe, për të mbrojtur këtë ide, vënë në dukje faktin që ai përmendet bashkë me amonitin Tobia dhe arabin Geshem. Por, kryesisht përkrahet ideja se termi «horoniti» ndoshta tregon dikë që ishte nga Beth-Horoni ose banonte atje. Të dy qytetet, Beth-Horoni i Sipërm dhe Beth-Horoni i Poshtëm, ishin në territorin që fillimisht iu caktua Efraimit.—Js 16:1, 3, 5.