HORONAIMI
[ndoshta: dy guva (d.m.th. shpella)].
Vend në Moab i renditur mes atyre kundër të cilëve drejtohej gjykimi i Jehovait. (Is 15:1, 5; Jr 48:1, 3, 5, 34) Nuk dihet me siguri ku ndodhej. Megjithatë, kuptimi i mundshëm i emrit Horonaim i ka shtyrë disa të hedhin idenë se ndoshta ishte El ʽIraku (që do të thotë «shpellë»), i cili ndodhet rreth 490 m nën nivelin e rrafshnaltës së Moabit dhe rreth 18 km në lindje të skajit jugor të Detit të Vdekur. Horonaimi mund të jetë «Horoneni» që, sipas Gurit të Moabit, e pushtoi Mesha, mbreti i Moabit.