BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Horebi”
  • Horebi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Horebi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Sinai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Refidimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Aktiviteti profetik i Elijas dhe i Eliseut
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Moisiu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Horebi”

HOREBI

[i thatë; i shkretë].

‘Mali i Perëndisë së vërtetë’, me sa duket mali Sinai. (1Mb 19:8; Da 33:6) Megjithatë, duket se fjala Horeb në përgjithësi përdorej për rajonin malor përreth malit Sinai, që quhej ndryshe shkretëtira e Sinait.​—Lp 1:6, 19; 4:10, 15; 5:2; 9:8; 18:16; 29:1; 1Mb 8:9; 2Kr 5:10; Ps 106:19; Ma 4:4; krahaso Da 3:1, 2; Ve 7:30; shih SINAI nr. 1 dhe 2.

Në Horeb, engjëlli i Jehovait iu shfaq Moisiut në mes të një kaçube që e kishte përfshirë zjarri dhe e ngarkoi të nxirrte Izraelin nga Egjipti. (Da 3:1-15) Më vonë, kur ishin në Refidim, izraelitët e çliruar u ankuan se nuk kishin ujë për të pirë. Atëherë, me urdhër të Jehovait, Moisiu bashkë me disa pleq të Izraelit, shkoi te një shkëmb në Horeb, me sa duket në rajonin malor të Horebit, dhe e goditi shkëmbin me shkopin e tij. Me anë të një mrekullie, nga shkëmbi filloi të rridhte ujë. (Da 17:1-6; krahaso Ps 105:41.) Shekuj më vonë, për t’i shpëtuar hakmarrjes së mbretëreshës Jezebelë, profeti Elija ia mbathi në Horeb duke kaluar nga Beer-Sheba.​—1Mb 19:2-8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo