BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Hilkiahu”
  • Hilkiahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hilkiahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Shafani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mbreti i fundit i mirë i Izraelit
    Libri im i tregimeve biblike
  • Josia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Hashabiahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Hilkiahu”

HILKIAHU

[pjesa ime është Jehovai].

1. Levit nga familja e Merarit; bir i Amzit dhe paraardhës i Etanit të cilin Davidi e caktoi këngëtar në shenjtërore.​—1Kr 6:31, 32, 44-46.

2. Derëtar levit nga familja e Merarit që e mori këtë caktim në kohën e Davidit; bir i Hosahut.​—1Kr 26:10-12.

3. I ati i Eliakimit, një zyrtari në oborrin e mbretit Hezekia.​—2Mb 18:37.

4. Kryeprift në kohën e mbretit Josia; bir i Shalumit dhe i ati i Azariahut; ka të ngjarë të ketë qenë paraardhës i kopistit Ezdra. (2Mb 22:3, 4; 1Kr 6:13; Ezd 7:1, 2, 6) Duke qenë kryeprift, Hilkiahu luajti një rol të rëndësishëm në fushatën që ndërmori Josia për rivendosjen e adhurimit të vërtetë. Gjatë punës për meremetimin e tempullit, Hilkiahu gjeti «librin e ligjit të Jehovait që ishte dhënë me anë të dorës së Moisiut». Ky zbulim ishte i pazakontë ngaqë dorëshkrimi duhet të ketë qenë libri origjinal që shkroi Moisiu me dorën e vet. Hilkiahu ia dha dorëshkrimin sekretarit Shafan i cili ia çoi mbretit. Pasi dëgjoi fjalët e librit të lexuara nga Shafani, mbreti Josia nisi një grup njerëzish me në krye kryepriftin Hilkiah te profetesha Hulda që të pyesnin Jehovain për mbretin dhe për popullin.​—2Mb 22:3-14; 2Kr 34:14.

5. I ati i profetit Jeremia; prift në Anatoth, në vendin e Beniaminit.​—Jr 1:1.

6. I ati i Gemariahut të cilin mbreti Zedekia e dërgoi bashkë me Elasahun te Nabukodonosori në Babiloni.​—Jr 29:3.

7. Prift levit që u kthye nga Babilonia me Zorobabelin.​—Ne 12:1, 7.

8. Një nga ata që qëndruan në të djathtë të Ezdrës kur ky i lexoi Ligjin popullit.​—Ne 8:2-4.

9. Emri i një shtëpie atërore priftërore në kohën e guvernatorit Nehemia.​—Ne 12:12, 21, 26.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo